Saraj, 31 tetor- Në fshatin Lubi të komunës së Sarajit në mënyrë solemne janë lëshuar në përdorim katër rrugica të reja të shtruara me pllaka të bekatonit. Ky project I cili kap vlerën prej rreth 3 milion denarvë përfshin sipërfaqe prej 3500 metrave katrorë është dhe pjesë e aktiviteteve të Komunës së Sarajit në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.”Ndërtimi I këtyre rrugicave është në kuadër të projektit për ndërtimin e njëzet rugëve locale. Ky project përfshinë vlerën prej 3 milion denarëve mjete buxhetore që ka ndarë komuna jonë për investime në infrastrukturë. Gjithashtu gjatë këtij viti kemi bërë edhe shtruarjen e rrugicave me pllaka të bekatonit edhe në fshatrat Kondovë, Saraj, Bukoviç, Rashçe ndërsa deri në fund të vitit do të shtrohen edhe rrugica të tjera nëpër të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit. “ka deklaruar Kryetarai i komunës, Blerim Bexheti. Edhe ky investim është pjesë e përbashkët e komunës në bashkëpunim me banorët të cilët në këto investime participojnë me 30 për qind ndërsa komuna mbulon 70 për qind të harxhimeve. Komuna e Sarajit me sukses tanimë ka përfunduar edhe një project tjetër në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me çrast rrugica dhe parkingu I Xhamis më të Vjetër në Saraj , Husein Shah është shtruar me pllaka të bekatonin . Ky project përfshinë hapësirën prej 2 mijë metrave katrorë dhe I njejti është investim i plotë i Komunës së Sarajit. Deri më tani Komuna e Sarajit ka bërë shumë investime nëpër vendbanimet e saja në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Gjatë muajve të kaluara me pllaka të bekatonit janë shtruar shtatë rrugica dhe atë katër në fshatin Rashçe, dy në Kondovë dhe një në Bukoviç, ndërsa deri në fund të vitit me pllaka të betonit do të shtrohen edhe gjashtë rrugica në Saraj, dhe nga një rrugicë në fshatrat Radushë, Semenisht, Bojanë , dhe , Llaskarë. Për përmirësimin e infrastrukturës rrugore Komuna e Sarajit nga buxheti i saj ka ndarë 10 milon denarë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}