Komuna e Sarajit në kontinuitet vazhdon me investimet që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe me këtë krijimin e kushteve më të volitshme për jetes në vendbanimet e saja. Në vazhdën e punimeve që po realizohen në teren, në vendbanimin Bukoviq u lëshua në përdorim rrugica e shtruar me pllaka bekatoni në sipërfaqe prej 2000 metra katror. Investim I tërësishëm I Komunës së Sarajit dhe kapë vlerën reth 1,5 milion denar. Kryetari i Komunës Bekim Murati, shprehet se investime të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen nëpër vendabnime të ndryshme, mvarësishtë nga nevoja e vendbanimet. Ai shton se me këtë rastë Komuna e Sarajit po përmbushë edhe një obligim electoral.
“Synimi jonë kryesor është që gjatë kësaj periudhë që nga zgjedhjet e vitit 2011, atë që e kemi premtuar se do të realizojm si projekte për ndërtimin e rrugëve, përmirësimin e rrjetit në Bukoviq si dhe kanalizimin fekal, një premtim të tillë po e realizojm. Ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, që janë obligime tona si Komunë si në infrastrukturë, arsim, sportë. Jemi të përkushtuar që deri në maksimum ta realizojmë programin vjetor që është miratur në Keshillin Komunal”, tha Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Banorët shprehen tejet të kënaqur nga realizimi i këtij investimi, me shpresë se kjo nismë do të vazhdoje edhe në të ardhmen.
Në përfundim e sipër është shtruarja me pllaka të bekatonit edhe të një rrugice në vendbanimin Kopanic, ndërsa së shpejti do të fillojë njejtë edhe një rrugicë në vendbanimin Rashce.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}