Përurohet rruga Rashçe -Kopanicë

Saraj, 17 nëntor 2009-Në mënyrë solemne Kryetari i Komunës së Sarajit, z.Blerim Bexheti, ka lëshuar në përdorim asfaltimin e rrugës  Kopanicë –Rashçe, në gjatësi prej 1 kilomër . Me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të këtyre vendbanimeve iu shkurtohet rruga për disa kilometra, pasiqë banorët e Kopanicës për të aritur deri tek vendbanimi Rashçe dhe anasjelltas kanë qenë të detyruar  të udhëtojnë mbi dhjetë kilometra, ndërsa tani me asfaltimin e kësaj rruge, largësia mes këtyre dy vendbanimeve nuk arinë më shumë se dy kilometra. “Dëshira e kahëmotshme për komunikim më të lirë mes këtyre vendbanimeve tani po bëhet realitet. Në bazë të programit tonë zgjedhorë vitin e ardhshëm do të bëjmë asfaltimin e rrugës Kopanicë –Bojanë, dhe me këtë do të përmbushim  një ndër premtimet tona kryesore parazgjedhore për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Sarajit. Përveç komunikimit më të lirshëm me asfaltimin e kësaj rruge bëhet një hap shumë i rëndësishëm në lidhjen e rajonit të Pollogut me vendbanimet e Komunës së Sarajit, të cilët tani drejpërdrejtë  lidhen me rrugën magjistrale Shkup –Tetovë. Me asfaltimin e kësaj pjese banorët e Rashçes dhe Kopanicës nuk do të jenë të obliguar që për të aritur tek të afërmit e tyre të udhëtojnë mbi 10 kilometra ”ka thënë, Kryetari, Blerim Bexheti. Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta mes qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit. Shuma e përgjithshme e këtij projekti ka kapur vlerën prej 5 milion denarë. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Koce Trajanovski.     

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}