Ura e re e lumit Vardar që i lidh lagjet Gjorçe Petrov dhe Saraj dhe që do të mundësojë zhvillim të sigurt të qarkullimit, lëvizje më të madhe të automjeteve dhe lidhje të shkëlqyer me vendet e preferuara rekreative të shkupjanëve – liqeni Treska dhe kanioni Matka, sot u lëshua zyrtarisht në përdorim.
Ura e re, një investim kapital me vlerë prej 98,8 milionë eurosh, është me gjatësi prej 50 metrash, dhe është vendosur në pozicion paralele me urën e hekurt, e cila është ndërtuar para më shumë se 50 vitesh.
I pranishëm në solemnitetin e përurimit, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ka deklaruar se me ndërtimin e urës së re është zgjidhur problemi i kamotshëm dhe thelbësor i banorëve të Sarajit, si njëra nga dy komunat shqiptare në Shkup. Finalizimin e punimeve, Xhaferri e ka cilësuar si arritje dhe realizim i programit qeveritar dhe të pushtetit lokal.
“Bëhet fjalë për urën e re e cila do të zëvendësojë urën, e cila tani rreth 6 dekada ka qenë ura e vetme lidhëse i kësaj pjese me Shkupin. Finalizimi i këtij projekti do të rezultojë me një komunikim më të mirë mes kësaj pjesë të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, gjë e cila do të kontribuojë që banorët e kësaj ane jo vetëm formalisht por edhe faktikisht të ndjehen si banorë të kryeqendrës. Në fund do të përfitojë nga rasti që edhe një herë që të rikonfirmojë përkushtimin e pushtetit qendror, respektivisht Qeverisë së RM-së por edhe atij lokal, të Komunës së Sarajit , që me tërë kapacitetin e vet të angazhohemi në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetës dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen bashkëqytetarët tonë , kjo është obligimi dhe përkushtimi ynë”, ka thënë Xhaferri.
Ndërkaq, kryetari i Sarajit, Bekim Murati, ka theksuar se përfundimi i ndërtimit të urës së re është vazhdimësi e punës dhe angazhimit të përditshëm të kësaj njësie vetëqeverisëse në ndërtimin dhe meremetimin e rrugëve, instalimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve fekale, ndërtimin e shkollave, çerdheve dhe terreneve sportive.
“Ndërtimi i urës së re e cila lidh Sarajin me lagjen Gjorçe Petrov fillimisht do të kisha thënë se u paraqit si nevojë e kohës. Gjithashtu, konstatimi jonë i përbashkët dhe i kërkesave të qytetarëve të Sarajit, ka qenë se duhet një urë e re, pasi që ura e vjetër e cila ishte e ndërtuar në vitet e 40, jo që u rrënua apo ishte e pakalueshme, por ndërtimi i një ure të u imponua si nevojë e domosdoshme e zhvillimit të bizneseve dhe turizmit lokal”, ka theksuar Murati.
Në solemniteti e inagurgimit të urës së re kanë marrë pjesë kryeministri Nikola Gruevski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}