Pozita gjeografike

Pozita gjeografike

 

Komuna e Sarajit ka një pozitë të volitshme gjeografike për zhvillimin e turizmit, pasiqë në territorin e saj gjenden shume objekte me rëndësi vitale. Në territorin e kësaj komune gjenden shumë pasuri natyrore që vështir I posedon ndonjë komunë tjetër në Republikën e Maqedonisë, siç janë Liqeni “Treska”, Burimi”Rashçe” i cili e furnizon qytetin e Shkupit me ujë të pijshëm, Kanjoni “Matka “Qendra rekreativo-sportive “Saraj”, Xhamia e vjetër e Husein Shah e cila daton nga shekulli XV si dhe kisha e Shën Andreas që daton nga shekulli i XIV.

Në komunën e Sarajit kalon Koridori 8.

Komuna e Sarajit shtrihet në pjesën Veri Perendimore të qytetit të Shkupit. Kufizohet me komunën e Gjorçe Petrovit në lindje, Jegunovcës dhe Zhelinës në pjesën perendimore si dhe Sopishtes dhe Karposhit në juglindje. Në anën veriore të komunës së Sarajit kalon hekurudha Shkup – Tetovë – Kërçovë kurse në anën jugore kalon autostrada që lidh Shkupin me Tetovën dhe Maqedoninë Perendimore.

Komuna e Sarajit ka reliev kodrinor- malore.

  • Pika më e lartë ndodhet në Malin e Thatë – Ivanjë me pikën Rasa – 1369m.
  • Pika më e ulët është në fshatin Krushopek – 267