Qytetarë të pandërgjegjshëm gjatë festës së Kurban Bajramit kanë hudhur mbetjet e bagëtive të therura pranë parkingut të liqenit Treska. Duke marrë parasysh pasojat që mund të shkaktojnë këto mbetje për shëndetin e banorëve, Ndërmarja Publike Komunale gjatë ditës së sotme ka pastruar tërësisht lokacionin e ndotur.
Apelojmë banorët që të jenë më të vëmendshëm në hudhjen e mbeturinave dhe ta ruajmë ambientin së bashku!