Riparohet dhe zgjërohet rruga rajonale, Svillare-Radushë

13 ,korrik 2009-Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, Deputeti Rafiz Haliti si dhe zëvendësdrejtoti i ndërmarjes “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Halimi.  Kryetari i Sarajit ,u shpreh se aktivitetet e tilla janë paraparë edhe në platformën e tij zgjedhore , dhe se një ndër prioritetet e tija është , përmirësimi i infrastrukturës rrugore “ashtu siç edhe kemi parapa në programin zgjedhorë , infrastruktura do të jetë një ndër prioritete e Komunës së Sarajit.Ne si komunë në bashkëpunim me institucionet tjera, do të tentojmë që për qarkullim  më të mirë të qytetarëve të bëjmë hapjen e një vendkalimi kufitarë mes Maqedonisë dhe Kosovës, në pjesën e Radushës”,ka thënë Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti.  Zëvendësdrejtori , i ndërmarjes “Rrugët e Maqedonisë” Ejup Halimi, tha se ky projekt i cili arin shumën prej 8 milion denarëve do të jetë në ndihmë për të gjithë qytetarët të cilët çdo ditë kalojnë nëpër këtë rrugë. Edhe deputeti Rafiz Haliti , tha se meremetimi i kësaj rruge do të jetë i një rëndësie të veçantë pasiqë , do të lidhë rajonin e Pollogut me atë të Dervenit. Komuna e Sarajit , në bashkëpunim me ndëremarjen “Rrugët e Maqedonisë”, me sukses ka përfunduar edhe projektin për sanimin e rrugës , rajonale Saraj –Bojanë, në gjatësi prej rreth 15 kilometrave.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}