Saraji me shkollë të mesme

Saraj 23 prill 2010-Këshilli komunal i Komunës së Sarajit të premten unanimisht  ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës së mesme në komunën e Sarajit . Kryetari i Komunës Blerim Bexheti në fjalimin e tij tha se ndërtimi i një shkolle të mesme në komunën tonë është nevojë thelbësore për zhvillimin e gjeneratave të reja. Sipas tij me disperzimin e fakulteteve të Universitetit të Evropës Juglindore në komunën tone ndërtimi i një shkolle të mesme është nevojë.” Duke e pasur parasysh faktin se në Komunën tonë  egzistojnë 7 shkolla fillore qendrore dhe 14 shkolla periferike, ndërsa klasën e tetë për çdo vit e përfundojunë më tepër se 650 nxënës , ndërtimi i shkollës së mesme është imperativ i kohës.  Arsimi , gjithmonë ka qenë dhe është drita dhe dituria e kombit, të cilat gjithnjë kanë sakrifikuar çdo gjë që t’i sjellë gjënë më të shtrenjtë-arsimimin, dhe kështu për të qenë i zoti për të ecur përpara barabar me kombet tjera.”ka thënë kryetari i Sarajit Blerim Bexheti, i cili ka premtuar se do të vazhdoj në investimin e shkollave. “Qëllimi jonë nuk është të përfundojmë këtu edhe përkundër krizës ekonomike e cila padyshim që e ka prekur edhe komunën tonë ne do të investojmë në gjeneratat e reja.  Ne si pushtet local të cilët menaxhojmë me arsimin fillorë jemi të obliguar që të punojmë në  ngritjen  e nivelit të procesit edukativo-arsimorë, pasiqë vetëm në këtë mënyrë do ti mund ti përballojmë sfidat që na presin sepse vlerat evropiane nuk njohin vlera tjera përveç diturisë, dhe arsimit”ka thënë Bexheti. Iniciativa për ndërtimin e shkollës së mesme në komun e  Sarajit, është ngritur nga veteranët e arsimit të Sarajit. Komuna e Sarajit më pas iniciativën   do ta dorëzojë në Qytetin e Shkupit, ku edhe pritet të meret vendimi përfundimtar për ndërtimin e kësaj shkolle. Në mbledhjen e këshillit përveç misafirëve të shumtë dashamirë të arsimit ishte edhe këshilltari i BDI-së, në qyetin e Shkupit , Rahim Limani.  

 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}