Shkup 12 mars-Kryetari i Qytetit te Shkupit Koce Trajanovski së bashku me drejtorët e ndërmarjeve publike që veprojnë në kuadër të Qytetit të Shkupit kanë vizituar Komunën e Sarajit, me çrast me kryetrain e kësaj komune Blerim Bexheti, kanë debatuar për problemet dhe hallet që i tangojnë banorët e kësaj komune . Qyteti i Shkupi ka marë obligim që të financojë një numër të madh projektesh infrastrukturore në Komunë e Sarajit ndërsa do të ndihmojë edhe në ndërtimin e urës së re që lidh vendbanimet e Sarajit me Kryeqendrën. Kryetrai I komunës Blerim Bexheti pas përfundimit të këtij takimi ka deklaruar se gjatë këtij viti do të fillojën punimet për ndërtimin e Urës së Re dhe se qyeteti i Shkupit nga buxheti i saj ka nadrë rreth 30 milion denarë, ndërsa Ministria e Transportit ka ndarë rreth 1 milion euro për ndërtimin e urës së re. Trajanovski dhe Bexheti kanë biseduar edhe për ndriçimin e rrugës Saraj –Matkë, ndërsa Qyteti i Shkupit ka premtuar edhe financimin e projekteve për revitalizimin e Qendrës Rekreativo-sportive në Saraj. Kreu i Sarajit ka kërkuar nga drejtuesit e ndërmarjeve publike që të punojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Në këtë takim është biseduar edhe për problemet të kanë banorët e fshatarave Rashçe, Bojanë , Kopanicë, Bukoviç, Llaskarcë, Arnaqi dhe Krushopek me rrjetin e ujsjellësit, me çrast është kërkuar nga kjo ndërmarje që të intervenojë urgjentisht në përmirësimin e shërbimeve dhe ritjen e kapacitetit të ujit të pijshëm për këto vendbanime. Në këtë takim gjithashtu është biseduar edhe për iniciativën për ndërtimin e shkollës së mesme në Komunën e Saraji. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}