Sëbashku për Shkup të pastër dhe të gjelbërt

Saraj 16 qershorë 2009-Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, z. Koce Trajanovski, edhe në Komunën e Sarajit, kanë filluar fushatën “Sëbashku për Shkup të pastër dhe të gjelbër”.Kjo fushatë ka filluar  më 16 qershor ndërsa, ka  zgjatur deri më 18 qershorë të këtij viti. Në këtë fushatë, janë përfshirë të gjitha ndërmarjet publike të Qytetit të Shkupit, të cilat së bashku me ndërmarjen publike e cila është në kuadër të Komunës së Sarajit, gjatë këtyre tre ditëve do të punojnë në pastrimin e të gjitha vendbanimeve që gravitojnë në Kounën e Sarajit.Me këtë rast Kryetari i Sarajit, dhe ai i Qytetit të Shkupit kanë vizituar edhe Qendrën rekreativo-sportive “Saraj” dhe Liqenin “Treska”. Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen  e këtij liqeni i cili nga një vend për rekreim dhe pushim, është shëndruar në një moçal dhe liqe për peshkim. Ai ka premtuar se së bashku me Qytetin e Shkupit, do të bëjnë çmos që këtij liqeni t’ia kthejnë shkëlqimin e mëparshëm. Edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit,z.Koce Trajanovski, ka premtuar se liqenit “Treska”, do ti kthehet shkëlqimi, ndërsa qytetarët vitin e ardhshëm do të mund ta shfrytëzojnë për zbavitje dhe rekreim. Ai ka ka thënë , se Qyteti i Shkupit është duke hartuar propozim strategjinë për ringjalljen e këtij objekti shumë të rëndësishëm. Në fushatën, “Sëbashku për Shkup të pastër dhe të gjelbër”, janë përfshirë të gjitha Komunat e Qytetit të Shkupit.

 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}