Të gjith semimaturantët e Komunës së Sarajit nuk do e kenë problem që të vazhdojnë shkollën e mesme, pasi që Komuna e Sarajit në bashkpunim me Qeverinë, për dy vite planifikon të ndërtojë shkollë të mesme, të gjimnazit të përgjithshëm dhe disa profileve tjera. Zëvendëskryeministri për Implemntimin e Marveshjes sw Ohrit Musa Xhaferi I shoqruar nga Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati dhe zyrtarë tjer qevritarë, vizituan vendin ku do të ndërtohet objekti I shkollës. Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi tha se BDI si pjesë e qeveris realizon politikat e saja në përmisimin e infrastrukturës së shkollave dhe krijimin e kushteve për hapjen edhe të shkollave të mesme.
“Komuna e Sarajit të ketë infrastruktur deri në arsim të mesëm për shumë arsye, për interes ekonomik, për kohëdhe për atë se ka kuadër. Gjith ashtu edhe prindërit do ti kenë fëmijët më afër, për përkujdesje . sarajit I takon të urbanizohet me të gjitha institucionet. Mendoj që Haracina me Hasnabeg, Studenicani dhe vendbanimet e mësha duhet të ngrisin kapacitete për shkollim të mesëm. BDI si pjesë e qeveris realizon politikat e saja në përmisimin e infrastrukturës së shkollave dhe krijimin e kushteve për hapjen edhe të shkollave të mesme”, deklaroi Musa Xhaferi.
Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati u shpreh se ndërtimi I një shkolle të mesme ka qenë një nevojë për banorët e Dërvenit dhe tani ja po arrijmë që të realizojmë këtë kërkes.
“Ndërtimi I Shkollës së mesme ka qenë nevojë e kohës, pasi që me atë që shkollimi I mesmë u bë I obligueshëm me ligj, ne si Komunë dhe Këshilli, ju përgjigjëm pozitivisht. Fillimishtë nisma u paraqit nga veteranët e arsimit, por ne e vlersuam lartë dhe domosdoshmëri, dhe besojmë se për afata e caktuar me ligjë do të ndërtohet edhe objekti I shkollës. Nga, Komuna e sarajit shkollimin e mesëm e vazhdojnë reth 650 nxënës, objekti I cili do të ndërtohet besojmë se do ti kënaqe këto nevoja”, deklaroi Bekim Murati.
Ministri I Arsimit dhe Shkencës Pance Kralev tha se në afatë prej 2 vitesh duhet të përfundojnë punimet reth ndërtimit të godinës , ndërsa Kryetari I Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski premtoi se shkollën me inventarë dhe paisje tjera do ta realizojë Komuna e Qytetit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}