Shkolla Dituria në Saraj meremetohet

Bashkëpunimi i Komunës së Sarajit dhe Organizates Humanitare “Global-Konstrakshen”, ka rezultuar me renovim të Shkollës Fillore Dituria në  Saraj, me çrast janë krijuar kushte tejet të volitshme për zhvillimin e procesit edukativo arsimor në këtë objekt shkollor.

Zëvendësministri I Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri tha se është bërë një renovim shumë i mirë për të krijuar kushte tejet të volitshme për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor me kontribut edhe të Kryetarit Bekim Murati dhe në të ardhmen do të vazhdohet edhe me tutje. Ai tha se në përfundim e sipër janë projektet për rikonstrumin e shkollave fillore në Rashçe, kondov, Gllumovë dhe Sfillare.

Kryetari I Komunës Bekim Murati tha se Komuna e Sarajit ka investuar 300 mijë denarë me çrast është bërë lyerja e shkolles në kët project është përfshirë edhe shkolla në vendbanimin Lubin.

 Sa i perket problemit me kombinimin e paraleleve Zëvendësministri i Arsimit Safet Neziri, është shprehur se në bazë të informatave qe do të grumbullohen nga Inspektorati Shteteror i Arsimit duhet të gjindet rrugdalje afatgjate lidhur me atë se nxënësit mund të kombinohen në nje paralele. “Ne kornizë kohore nuk kemi ofruar sepse tentojmë që sa më shpejt të gjindet zgjidhje, që sa më shpejt të arrijmë rezultat,sepse nga aspekti pedagogjik nuk është në rregull, që të kombinohen dy apo tre programe dhe duhet gjetur rrugdalje”, shprehet Safet Neziri.

 

Ndërkohe edhe Komuna e Sarajit ka sjellë vendim për kombinimin e paraleleve. “Në sh .f Dituria numri i nxënësve që ndjekin procesin mësimor në gjuhen maqedone është shumë i vogël, ne nuk kemi mundësi ligjore por do të shohim se si do të rrjedhin konsultimet me MASH-in me tej. Pork y problem zanafillën e ka në Aerodrom dhe ne e bëmë të njejtën për nxënësit maqedonas”, shprehet Bekim  Murati, Kryetar I Komunës së Sarajit.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}