LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK
Lënda e ankandit publik elektronik është tokë ndërtimore e pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë, e paraparë me dokumetacionin për planifikim lokal urbanistik për grupin e klasës me qëllim G dhe B (Karakter ekonomik dhe afarist me infrastrukturë përcjellëse) në pjesë të PK nr. 10710, PK nr. 10473, PK nr. 13616, PK nr.13617 dhe PK nr. 10711 në vendin e quajtur ,,Buxhak,, КK Saraj KOMUNA E SARAJIT, me qëllim themelorë G – Prodhimi, distribuimi dhe servisimi, (G3, G4) dhe për qëllime kompatibile: B1, B2, B4, D2, D3, D4, G2, G4, dhe qëllimi themelorë B – qëllime komerciale dhe afariste (B1, B3) dhe me qëllime kompatibile: A1, A3, A4, B4, V3, V4, D3 në pajtim me tabelën ku edhe janë dhënë të dhënuna për ngastrën ndërtimore nr.1 , qëllimi i ngastrës ndërtimore, për ngastrët katastrale të cilat janë të përfshira me ngastrën ndërtimore, sipërfaqja e përgjithshme e ngastrës ndërtimore, sipërfaqja për ndërtim, përqindja e ndërtimit, koeficienti shfrytëzues, zhvillueshmërija bruto e sipërfaqes, lartësija maksimale, çmimi fillestar për m2, çmimi i përgjithshëm dhe depozitimi për pjesmarje në ankand publik.
E DREJTA PËR PJESMARJE
Të drejtë për pjesmarje në ankand publik kanë:
- Persona fizik: Shtetas të Republikës së Maqedonisë, shtetas të shteteva anëtare të unionit Evropian dhe të OECD, si dhe shtetas të shteteve që sjanë anëtare të unionit Evropian dhe të OECD por në kushte të reciprocitetit mundet ta fitoje të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në teritorin e Republikës së Maqedonisë.
- Persona juridik: Person juridik vendas, person juridik me përbërje të përzier, person juridik i themeluar nga persona të huaj juridik dhe fizik, të regjistruar në regjistrin Qendrorë të Republikës së Maqedonisë, persona juridik të huaj të shkuar në shtetet anëtare të unionit Evropian dhe në OECD, si dhe persona juridik të huaj të shkuar në shtete të cilat nuk janë anëtare të unionit Evropian dhe të OECD port të cilat në kushte të reciprocitetit mundet ta fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në teritorin e Republikës së Maqedonisë.
KUSHTET PËR PJESMARJE NË ANKAND PUBLIK ELEKTRONIK
Personat fizik dhe juridik të interesuar dorzojnë fletëparaqitje për pjesmarje në ankand publik (në formë të shkruar, në të cilën është evidentuar se për cilën ngastër ka të bëje fletëparaqitja dhe se cilët dokumente janë pjesë përbërëse të fletëparaqitjes), e kompletuar me faktet në vijim (të dorëzuara në origjinal ose fotokopje të vërtetuara në noter):
- Aplikim nga aplikanti, në të cilën janë të evidentuara të dhënuna që ka të bëje me të njejtën, si dhe që ka të bëje në shtojcë me fletparaqitjen (cilat dokumente);
- Dëshmi për depozitin e paguar;
- Për personat fizik çertifikatë të nështetësisë;
- Për persona juridik dëshmi për regjistrim të personit juridik në regjistrin përkatës;
- Autorizim të regullt për të autorizuarin i cili e përfaqson personin juridik, në të vërtetë dëshmi se është në cilësi të personit përgjegjës i autorizuar nga personi juridik dhe
- Garancë bankare në shum prej 100.000,00 euro, me kundërvlerë në denarë për seriozitetin e ofertës, me të cilin pjesmarësi në ankandin publik elektronik do të garantoje se do ta paguaje çmimin e fundit të aritur për tjetërsim (shitje) të tokës ndërtimore në ankandin publik elektronik, garanc e cila do të ketë afat kohorë deri me datën 22.01.2013;
- E-mail adresa e aplikuesit të fletëparaqitjes, përmes të cilës do të bëhet regjistrimi për pjesëmarje në ankandin publik elektronik, në të vërtetë do ti dërgohet emër shfytzues dhe shifra për kyçja në faqen e internetit në të cilën do të realizohet ankandi publik elektronik. (për ata që kanë ofruar fletëparaqitje me e-mail adresë të gabuar, Komuna e Sarajit nuk e ka për obligim ta pranoje si dhe ta korigjoje të njejtën)
Fletëparaqitjet që sjanë të kompletuara me këto fakte nuk kan me mare pjesë në ankandin publik elektronik me çrast aplikuesit me fletparaqitje të pakompletuar do të jenë të informuar në rrugë elektronike.
Aplikuesit të fletëparaqitjeve e kanë të nevojshme në fletëparaqitje për ankandin publik elektronik të dorëzojnë edhe llogarinë transakcionare përmes të cilës do të mundet ti kthehet depoziti për pjesmarje në ankandin publik.
ÇMIMI FILLESTARË
Çmimi fillëstarë në ankandin publik elektronik për ngastrën katastrale është i evidentuar në rishikimin tabelarë.
DEPOZITI
- Depoziti për pjesmarje në ankandin publik elektronik për ngastrën ndërtimore është vërtetuar në pajtim me rishikimin tabelarë të dhënun në këtë njoftim dhe është 30% nga çmimi fillëstar i përgjithshëm i tokës ndërtimore.
- Depoziti paguhet me urdhërpagesë ose përmes postës në gjirollogarin e Komunës së Sarajit, gjirollogarinë depozituese 781014116569614 , shifrën e të ardhurave 733111 program 00 me shenjë ,,deposit për ankand publik për asgjesim (shitje) të tokës ndërtimore, për ngastrën katastrale nr. 1;
- Depoziti i kthehet në tërësi aplikuesit të fletëparaqitjes për ankandin publik në afat prej 15 ditëve prej ditës së realizimit të ankandit publik, në përjashtim të aplikuesit i cili ka ofruar çmim ma të volitshëm të cilit pas pagesës së mjeteve në tërësi, mjete që janë paguar për ankandin publik si depozit i kthehet por i zvogluar për 10% nga mjetet e deponuara.
AFATET
Fletparaqitjet për pjesmarje në ankand publik munden të dorëzohen deri me të 28.12.2012 në adresë të Komunës së Sarajit, rr. Qendra rekreative p.nr, ose drejtpërsëdrejti në arkivin e Komunës së Sarajit.
Ankandi publik do të realizohet në rugë elektronike në internet faqen www.gradezno-zemjiste.mk
Ankandi publik do të filloje më datën 04.01.2013, në ora 11,00 dhe i njejti do të zgjatë 15 minuta, me vazhdime me nga dy minuta deri atëherë kur në di minutat e fundit të ankandit ka ofertues të ri.
PROCEDURA
- Komisioni i informon ata të cilët kan paraqitë fletëparaqitje për kompletshmërinë e të njejtave në rugë elektronike, në afat prej tre ditëve nga dita e paraqitjes të të njejtëve, me çrastë paraqitësit e fletparaqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacione të kompletuara ju dorëzohet edhe emër shfrytëzues dhe shifër për pjesmarje në ankand publik elektronik, kurse paraqitësit e fletëparaqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar të njejtit informohen me arsyetim se nuk do të marin pjesë në ankandin publik.
- Në ditën e mbajtjes së ankandit publik elektronik pjesmarësit kyçen në internet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën të cilën e kanë pranuar në e-mail adresën e dhënun si shtojcë e fletëparaqitjes për pjesmarje në ankand publik.
- Ankandi publik elektronik mundet të filloje së paku me një pjesmarës në ankandin publik, për sejcilën ngastër veç e veç.
- Ankandin pblik elektronik e ndjek komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Sarajit.
- Ankandi publik elektronik fillon me shpalljen e çmimit fillëstarë të tokës për metër katrorë, kurse krahasohet në rrugë të azgjësimit (shitjes) nga ana e pjesmarësve.
- Azgjësimi (shitja) bëhet ,,hap pas hapi,, me ritjen e vlerës në çdo ,,hap,, jo ma pak se 15 denarë.
- Ankandi publik elektronik llokaritet i kryer në momentin e skadimit të kohës e përcaktuar në këtë paraqitje, me çrast me skadimin e di minutave të fundit nga ana e pjesëmarësve është dhënë ofertë, afati i fundit i mbarimit të ankandit publik vazhdohet edhe di minuta. Vazhdimi i afatit të fundit është i lejuar së paku tre here gjat ankandit publik.
- Ankandi publik elektronik mundet të zgjatë edhe më pak se sa koha e paraparë, në rast se pjesmarësit në ankand publik tërhiqen nga ankandi i mëtutjeshëm dhe ngel vetëm se një pjesmarës i cili llogaritet si ofertues ma i mire.
- Pjesmarësi në ankëndin publik i cili ka ofruar çmim ma të lartë e fiton të drejtën e ofertuesit ma të volitshëm.
- Komisioni pas mbarimit të ankëndit publik përgatit proçesverbal për realizimin e ankandit publik dhe në rugë elektronike va dërgon të gjithë pjesmarësve në ankandin publik.
- Ofertuesi ma i volitshëm është i obliguar në afat prej 15 ditëve nga dita e mbarimit të procedures për ankëndin publik ti paguaje mjetet në pajtim me çmimin përfundimtarë të aritur në ankand.
- Deri sa ofertuesi ma i volitshëm nuk i paguan mjetet në afatin e caktuar, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është azgjësuar (shitur), nuk do të arihet të kyçet kontratë për azgjësim dhe mjetet e deponuara nga oferuesi ma i volitshëm nuk do ti kthehen dhe i njejti nuk do të mundet të mare pjesë në sejcilin ankand publik në të ardhmen për lëndën e asaj ngastre katastrale.
- Pas bërjes së pagesës në afatin e përcaktuar Komuna e Sarajit lidhë kontratë me ofertuesin ma të volitshëm për asgjësimin e e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë. Me kontratën ofertuesi ma i miri (blerësi) obligohet në afat prej 30 ditëve nga nënshkrimi i të njejtit të dërgohet në noter përshkak solemnizimit dhe në afat prej 12 muajve nga bërja e solemnizimit të kontratës të sigurohet leje ndërtimi të objektit të paraparë për ngastrën katastrale nr.1, në pajtim me planin urbanistik në bazë të cilit është bërë azgjësimi i tokës. Në të kundërtën kontrata thjeshtë do të ndërpritet dhe 20% nga sasia e përgjithshme e mjeteve nga azgjësimi nuk kan me ju kthyer blerësit. Me kontratën ofertuesi ma i volitshëm obligohet ta ndërtojë objektin në pajtim me planin urbanistik në bazë të cilit toka është azgjësuar në afat prej 6 vjetëve nga sigurimi i lejës, me çrast nëse objekti nuk ndërtohet në afatin e caktuar me fajin e blerësit, kontrata do të prishet dhe i njejti do ta ketë obligim të paguaje denim në lartësi prej 20% nga çmimi i përgjithshëm i aritur në ankandin publik për tokën në fjalë për çdo muaj të kaluar.
- Ofertuesi ma i volitshëm obligohet ta paguajë tatimin në qarkullim i cili do të dale si obligim me lidhjen e kontratës për azgjësim të tokës ndërtimore.
- Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është i kyçur kompenzimi për regullimin e tokës ndërtimore.
- Shpenzimet për procedurën e noterit dhe evidentimin në evidencën e patundshmërisë në Agjencionin katastral për patundshmëri bien në ngarkes të blerësit të tokës ndërtimore.
- Pjesmarësit e pakënaqur nga ankandi publik munden të deklarojnë ankimimin deri te Komisioni në afat prej 3 ditëve nga mbajtja e ankandit publik elektronik. Pas ankimimit me vendim Komisioni është i obliguar të vendosë në afat prej pes ditëve nga pranimi i të njejtit.
Ki publikim do të publikohet edhe në WEB faqen e Komunës së Sarajit www.saraj.gov.mk
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}