Komuna e Sarajit, shpall Shpallje Publike për angazhim të përkohshëm të personave për shpërndarjen, respektivisht distribuimin e Aktvendimeve për tatim të pronës për vitin 2018. Në Shpalljen publike mund të paraqiten të gjithë personat e interesuar e interesuar që janë të pa punë, banorë të Komunës së Sarajit.
Kualifikimet e nevojshme:
- minimum të kryer shkollimin e mesëm (përparësi kanë studentët),
- të jenë të papunësuar, me ose pa përvojë pune, – të jerk banorë të Komunës së Sarajit,
- të jenë fleksibil për punë në teren,
- të kenë aftësi për punë individuale dhe ekipore.
Kushtet më konkrete, të drejtat dhe obligimet do të rregullohen në Kontratën e lidhur me personat e pranuar.
Afati i paraqitjes zgjatë 5 ( pesë ) ditë pune nga dita e shpalljes.
Dorëzimi i aplikacioneve me Biografinë Tuaj profesionale ( CV ) mund ta kryeni:
– personalisht në hapsirat e Komunës së Sarajit -përmes postës, ose
-në e-mail adresën në vijim: service@saraj.gov.mk,
– person për kontakt: Miranda Rameti e-mail: miranda.rameti@saraj.gov.mk