Kryetari z. Bexheti bashkë me sekretarin z. Shabani dhe përfaqësuesit e njësisë për Arsim në Komunën e Sarajit z. Rexhepi dhe z. Ameti mbajtën mbledhjen e radhës me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe çerdheve të cilat operojnë në komunën tonë.
Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen aktuale, zhvillimin e mëtutjeshëm të shkollave dhe realizimin e pikave të programit tonë zgjedhorë për 4 vitet e ardhëshme, që për qëllim kanë përmirësimin dhe digjitalizimin e kushteve për zhvillim efikas të procesit arsimorë.