Në kuadër të projektit GEF/UNEP “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës (SLM) përmes përforcimit të kornizës ligjore dhe asaj institucionale, ngirtjen e kapaciteteve dhe restaurimin e zonave malore më të rrezikuara”.
Qëllimi i aktiviteteve të projektit është të zvogëlojë ndikimet e degradimit të tokës dhe presioneve nga përdorimi i tokës në burimet natyrore në zonat malore. Me një afat kohor katër-vjeçar të zbatimit, projekti pritet të mbështesë zhvillimin dhe forcimin e politikës kombëtare dhe kapaciteteve institucionale për menaxhim të qëndrueshëm të tokës dhe të kontribuojë në arritjen e qëllimit kombëtar të neutralizimit të degradimit të tokës përmes menaxhimit të integruar me peisazhet në ekosistemet malore veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Projekti financohet nga Fondi Global Ekologjik (GEF) dhe zbatohet përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Komuna e Sarajit është e gatshme të jap përkrahje të parezervë në të gjitha fushat për realizimin këtij projekti.