Sot u mbajt mbledhja 21 e këshillit komunal, ku si pikë kryesore që vlen të potencohet ishte Miratimi i buxhetit për vitin 2024.

Sot u mbajt mbledhja 21 e këshillit komunal, ku si pikë kryesore që vlen të potencohet ishte Miratimi i buxhetit për vitin 2024.
Buxheti për vitin e ardhshëm do të realizoj projekte shumë të rëndësishme që do të zgjedhin probleme jetike për banorët si:
1. Rikonstruimi i Rrugës lokale në vendbanimin Sfillare e Epërme
2. Ndërtimi i Fushës Sportive në Llokë
3. Ndërtimi i Parkingut afër Qendrës Rekreative Saraj
4. Paisja e Ndërmarjes Komunale me Traktor për prerjen e bimësisë anësore të rrugëve.
5. Instalimi i nxemjes qendrore në sallën e sportit, në Sh.F Bajram Shabani – Kondovë
Në këtë mbledhje u miratua edhe Programi për manifestime dhe aktivitete, i cili gjithashtu ka shënuar rritje për vitin e ardhshëm, gjë që do të mundësoj përkrahje më të madhe për organizatat jo qeveritare, klubet sportive, artistët dhe shoqatat kulturore artistike.