Në këtë mbledhje si pikë e rëndësishme ishte miratimi i propozim vendimit për rritjen e kapacitetit të çerdhes FILIZI për pranimin e fëmijëve për vitin 2022-2023. Me qëllim të daljes në ndihmë të një numri më të madh prindërish të cilët kanë nevojë që fëmijët e tyre ta vizitojnë çerdhen u soll vendimi për rritjen për 30% të kapacitetit të projektuar.
Pikë tjetër gjithashtu e rëndësishme ishte Miratimi e ndryshimeve për Qendrën për zhvillimin e Rajonit të planit të Shkupit, me qëllim të kryerjes së punëve profesionale me rëndësi për rajonin e planit të Shkupit.
Pika tjera të cilat sot u miratuan janë:
– Raporti kuartal i komunës së Sarajit
– Raporti kuartal i ndërmarjes komunale
– Miratimi i kërkesave për legalizim
– Konkluzë e miratimit të programës për sh.f DITURIA
– Vendim për vendosjen e panelave fotovoltaik në Bajram Shabani – Kondovë, Bedri Tahiri – Svillare e Poshtme, Dituria – Saraj, Ibe Palikuqa- Bojanë, Sami Frashëri – Gllumovë,
– Vendim për ndryshimin e planit vjetor për punësime
– Vendim për emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues – NPK