Në bazë të programës vjetore të miratuar nga këshilli komunal, komuna e Sarajit shpalli thirje publike për pranimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës për vitin 2022 të dedikuara për zhvillim dhe avansim të aktiviteteve kulturore, sportive, etj, që do të mund të shfrytëzohen nga Shoqëritë kulturore artistike, klubet sportive dhe organizatat joqeveritare.
Në mënyrë solemne sot u nënshkruan kontratat ndërmjet komunës dhe aplikuesve per shperndarjen e ketyre mjeteve, ndërsa Komuna e Sarajit do jet gjithmonë në përkrahje të këtyre aktiviteteve dhe do ti ndjek nga afër ato.