Këshilli Inicues për krijimin e këshillit rinor lokal në komunën e Sarajit shpall thirje publike për antarësimin në kuvendin lokal të të rinjve.
Thirja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinjë, forumet rinore të partive politike, organizatat e nxënësve dhe studentëve dhe forma tjera të organizimit të të rinjëve që do ti plotësojne kriteret e mëposhtme:
-Te kenë aktivitete në territorin e komunës së Sarajit
-Te jenë themeluar dhe aktive të paktën një vite para hapjes së kesaj thirje
-Delegatët dhe zv. Delegatët duhet të jene banorë të komunes së Sarajit dhe të moshes prej 15 deri 29 vjec.
Aplikimi: Të gjitha orgaznizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret duhet ti dërgojnë dokumentet e meposhtme në email info@saraj.gov.mk ose ti dorëzoje ato në arkivin e komunës së Sarajit me shënimin “ Aplikim për antarësimin në kuvendin e këshillit rinor”
Dokumentet e detyrueshme:
-Leter motivuese për pjesmarrje në kuvendin lokal të të rinjëve por jo më shumë se 1 faqe.
-Raport vjetor për punë të vitit paraprak, i cili konfirmon se organizata ka qenë aktive gjatë vitit të kaluar me aktivitete te realizuara në komunen e Sarajit.
Afati i fundit për aplikim është prej 02.06.2022 (data) deri 09.06.2022
Aplikimet do të shqyrtohen nga ana e këshillit inicues për krijimin e kuvendit lokal të të rinjëve me qëllim që të zgjidhet këshilli rinor lokal në komunën e Sarajit.