THIRRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Saraјit për vitin 2023 të dedikuara për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative në Komunën e Sarait.
Shpërndarja e mjeteve ngaBuxhetit i Komunës së Saraјit për vitin 2023, në pajtim me Programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna të kësaj thirrje.
1. Llojet dhe projektet të cilat do të mbështeten, si dhe mjetet e parapara financiare
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Saraјit do të shfrytëzohen për financimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e sportit dhe aktiviteteve sportive- rekreative për kategoritë në vijim:
- Për mbështetje të kategorisë sport – futboll
- Për mbështetje të kategorisë sport – basketbolli,
- Për mbështetje të kategorisë sport – sporte
- Për mbështetje të kategorisë sport – hendboll
2. Dorëzimi i raportit
Shoqatat dhe klubet sportive të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive- rekreative, pas mbarimit të projekteve dhe aktiviteteve të tyre, do të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ për shfrytëzimin e mjeteve deri te Komuna e Saraјit.
3. Kriteret bazë të organizimit
Kriteret bazë të organizimit që duhet t’i plotësojnë shoqatat dhe ekipet sportive të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
- Të jenë të regjistruar sipas Ligjit
- Të merren me aktivitete të fushës së sportit ne Komunen e Saraјit
4. Dokumentacioni i duhur që shoqata/ekipi duhet ta bashkëngjit në Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave
- Propozim projekt ose propozim aktivitete
- Statut dhe aktvendim për regjistrim të shoqatës ose klubit sportiv
5. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes
Të dhënat e nevojshme si dhe propozim programet dhe projektet, me konstruksion financiar, duhet të dorëzohen në fletëparaqitje të veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Saraјit ose në faqen zyrtare të Komunës së Saraјit www.saraj.gov.mk.
Thirrja publike do të zgjat 10 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik.
Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Saraj, përmes postës në adresën: rr.1 Saraj nr. 36 Shkup-Saraj, ose në arkivin e Komunës së Sarait më së voni deri në orën 15, në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënim Thirrje publike për shpërndarje të mjeteve buxhetore për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative në Komunën e Saraјit.
Shkarko Kërkesën