Saraj 1 dhjetor 2009-Në Komunën e Sarajit për herë të dytë është mbajtur takimi mes përfaqësuesve të bashkësive vendore të vendbanimeve që gravitojnë në Komunën e Sarajit dhe përfaqësuesve të ndërmarjeve publike që veprojnë në kuadër të qytetit të Shkupit. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti si dhe Kryebashkiaku Koce Trajanovski, i cili ka premtuar se vitin e ardhshëm Liqeni Treska do të vihet në funksion dhe se Qyteti i Shkupit, në buxhetin e vitit të ardhshëm ka paraparë 30 milion denarë për sanimin e këtij objekti dhe kthimin e imazhit që ka pasur më herët ky liqe.Në këtë takim përfaqësuesit e bashkësive vendore, në mënyrë të drejpërdrejtë nga drejtuesit e ndërmarjeve publike kanë marë informacione për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Sarajit. Ndër problemet kryesore që u diskutuan në këtë takim ishin problemi me ujin e pijshëm dhe problemet me transportin publik, i cili gjithnjë e më tëpër, i’u shkakton probleme banorëve të kësaj, ane me autobusët e tyre të cilët asnjëherë nuk arijnë në destinacion në kohën e duhur. Përfaqësuesit e bashkësive vendore kanë marë premtime nga drejtuesit e ndërmarjeve publike për përmirësimin e shërbimeve që ofrojnë ata dhe janë zotuar se do të bëjnë çmos që këtyre banorëve tu ofrojnë shërbime më cilësore.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}