Nën organizmim të Kolegjit “Jahja Kema”një delegacion prej 19 anëtarëve në përbërje të të cilit kanë qenë drejtorë të shkollave fillore të Sarajit dhe pedagogë si dhe përfaqësues të Komunës, nga 22 deri më 23 prill kanë qëndruar për vizitë dyditore në Shqipëri, me çrast i kanë vizituar fy kolegjet turke në këtë vend. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë shkëmbimi i ideve dhe përvojave në mes këtij institucioni dhe shkollave të komunës së Sarajit. Përfaqësuesit e shkollave të Sarajit në këtë vizitë kanë pasur mundësi të informohen me mbarëvejatjen e procesit edukativo-arsimorë në këto dy kolegje si dhe me metodologjinë e arsimit në shkollat turke.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}