BOJANA

 

Emri i saj vjen nga emri i një lumi ,që në mesjetë kalonte nëpër Maqedoninë e atëhershme e që shpiente në Shën Nikollë .Këtu gjendet edhe Lagjja e këtij fshati Dufçe po si dhe malhalla Bukurovoj. Emri Bojona vjen nga fjala e vjetër Bunë ,e shënuar qysh në mesjetë ,përkatësisht në shekullin XV.Ky emër është injohur edhe në malësinë e Tropojes .

Ruzhdi Ushaku në Seminarin XVIII Ndërkombëtarë për Gjuhën,Letërsinë e Kulturën Shqiptare të mbajtur më 19-21 gusht 1996 në Tiranë ,duke bërë fjalë për etimologjinë e fjalës Bunë ,në referatin e tij mes tjerash thotë se është e afrueshme si në nivelin morfo-fo-nik,ashtu edhe në atë semantik ,me trajtën e hershme Bunë të shqipes nga shekulli X dhe meë vonë te Fishta dhe Mjeda .Edhe në krijimet folklorike e hasim trajtën Buenë.Për emrin Buenë e Buna si termë hidronomike mendime të ndryshme kanë dhënë gjuhëtarë të ndryshëm.Mendojmë se emri Bojanë vjen nga rrënja Bunë e shqipes ,Bunjë .Fjala Bunjë e ka kuptimin:mur i ndërtuar vetëm me gurë pa baltë e pa çimento.Vlen për të theksuar se mure të tilla janë ndërtuar sidomos në shekullin VI .Fjalët Bunë e Bueno lidhen me fjalën Bojanë .Fjala Ban emërton një kasolle stanarësh në bjeshkë e mbuluar me dërasa e djethe thanash.

Ndërsa Haxhi Hasani toponimin Bujan-me shumë ujë përbrenda e kam hasur në vendinKurvelesh.Për etimologjinë e kësaj fjale janë shprehur edhe disa gjuhëtarë të huaj .Bie fjala ,Mazhuraniqi thotë se fjala Bunë vjen nga sërbokroatishtja Buna ose nga topiku Bunac ,që ka në Zagreb .Kurse Mlladenovi fjalën Bojanë e njhr emër të lashtë me burrim nga trakishtja ,si Kinse lumi Bu kishtare- në sllavishten evjetër si biu egri ,ngjashëm si në bullgarishte,që nuk përkon me të dhënat gjuhësore e as me përndarjengjeografike .

Ndërsa për fjalën Barbana ,ai thotë Barbana-ka , Çabej regjistron edhe një emër vetjak Ebua-prijës i stradiotëve,shqiptar prej Moreje ,kurse fjalënBun-im e shpjegon si kasollë e vogël e mbuluar me gjethe barishte në stanet ku bjeshkohet.Pë r kuptimin e kkëtij emri kanë shkruar edhe disa gjuhëtarë të huaj si N.Jokli ,PuscariuBreneceri e tjer.Pêr sa i përket Joklit ai dha disa opcione kuptimesh:këtë fjalë e krahason me fushën ilire dhe e nxjer prej fisit ilir Buni.Ose sipas Skokut:Buni,shqip buj (fle).

MeBunë ky i fundit kupton kasollë stanarësh në bjeshkë e mbuluar me drasa e djethe.Çabej shkruan se trajtat:Boenë ,Bujenë e Boenë hasen edhe në të folmen e Dugagjinit.Gjithashtu ,Jokli shton se fjala Buj,Bun eshte fjalë shqipe ,haset në dialektet shqiptare veriore të përziera me dialektet sllave ,por kjo fjalë mund të haset edhe në dialektet e jugut.Në fund te paraqesim edhe mendimin e Joklit se fjala Bunjë shënon një kasollë primitive ,shtëpizë e ndërtuar me gurësi bhe Bunjac-kotes e thark .

PERSONALITETE

Dëshmori Arben Bajrami U lind në Shkup ku edhe e kreu shkollën fillore, ishte i vetmi djal i familjes Bajrami. Babi I tij Nehat Bajrami është lindur dhe ka jetuar në fshatin Bojnë. Arben Bajrami, merr pjesë në luftën e Kosovës nëpër zona të ndryshme operative në 1998-99. Ndërsa në Ushtrinë Clirimtare Kombëtare inkuadrohet me zgjerimin e luftës në zonën e Likovës përkatësisht në Sllupçan ku veproi në njësinë e udhëhequrnga komandant Teli si shok dhe bashkluftëtarë i ngusht. Mori pjesë në betejat më të njohura të kesaj zone si dhe në Haraçinë. Arben Bajrami së bashku me shtatë shokë të tjerë të cilët me tradhti u vranë ne gjum në një shtëpi ne Gazi Babë në gusht të vitit 2001. Dhe I nejti u varos më 7 gusht 2001. I varrosur në f. Bojanë.

 

Më 7.08.2003 në organizimin e Kêshillit Organizativ te fshatit Bojanë ngritet përmendorja për heroin e rënë Arben Bajrami (Bojanë)1977-2001,me shokët e tij ,Lefter Biçaj Komandant Teli (Shqipëri)1969-2001,Abaz Beqiri (Haraçinë)1959-2001,Ndriçim Koxha (Shqipëri)1971-2001,Pajtim Rroçi (Shqipëri)1980- 2001.Në këtë manifestim ishin të pranishëm pjestarë te ish -Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga të gjitha trojet e Maqedonisë ,familjarët e dëshmorëve dhe struktura të ndryshme politike.

DAUT SULEJMAN DAUTI (1913-1944) Atdhetari, luftëtari,dëshmori dhe heroi kombëtar i Dërvendit të Shkupit,Daut Sulejman Dauti ,lindi me 28 nëntor 1913 ne fshatin Bojanë te Shkupit. Rrjedh nga një familje e njohur patriotike shqiptare nga Shkupi.Gjyshërit e tij ,Rexhepi dhe Feleki,ishin bylikbashllarë(bab e bir) ,kishin këtë titull te lartë ushtarakë
dhe mbanin edhe dhomën e tyre të njohur ne Bojanë.Në këtë dhomë bëheshin konsulltime,analiza dhe organizimin e popullit shqiptarë për çlirimin e tyre nga robëria shekullore nga turqit: po edhe bënin intervenime të shpejta kur egërsoheshin xhandarmeria turkene Dërvend.Feleku dhe Rexhepi, babë e bir,organizuan luftën në Dërvend kundër turqëve ,duke iu bashkuar drejtuesit të kryengritësit te madh Dervish Carës .

Bylikbashllarët shqiptarë u hodhën në ketë lufte mbarë kombëtare me një zemër luani dhe ne lufte e sipër kunder turqëve ranë dëshmorë babë e bir Rexhepi dhe Feleku Feleku e la pas birin i tij fare foshnjë me emrin Daut .Dauti u rrit nën mbykeqyrjen e dajës dhe kur I mbushi 17 vjet,paria e fshatit Bojanë e emerojnë Kryeplak,që e shtyu ta ndihmojë organizimin e popullit shqiptarë kundër sundimit osman,Një hap të këtillë ,ai e bëri në bashkëpunil me shumë ithtarë te LIRISË KOMBËTARE SHQIPTARE ,po edhe duke kontaktuar me LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT,nëpërmjet Ibrahim Qehës nga fshati Matkë të Shkupit .Dauti ,ashtu si dhe babai i tij dhe gjyshi Rexhepi dhe Feleku ,organizoi Dërvenasit për të marë pjesë ne luftë për çlirimin e tyre nga robëria.Dauti,për dallim nga të parët e tij , mbeti dhe rriti 9 vajza dhe djalin e vetem Dërvendi.Sulejman Sulejmani i cili trashëgoi patriotizmin kombëtar shqiptarë nga të parët e tijn,u bë një nder nacionalistet më të rryer nga kjo anë. Bajram Curri ,Sulejmanin e kishte krah të djathtë për Dërvendin dhe rethinë .

Nëpermjet Sulajmanit Bajram Curri shpërndante armë në Dërvend ,e cila ishte detyra kriesore e Plakut të Maleve. Në të njejtin nivel Sulejmani pat kontaktuar edhe me Isa Boletinin dhe së bashku me shumë Dervenas morën pjesë në luftën kundër pushtetit Osman,mrëpo fatkeqësisht Dërvendi i tij mbeti ne një robëri te re të quajtur Sërbi. Kështu që ,Sulejmani si edhe babai i tij ,iu përkushtua familjes së vet,dy vajzave Adiles dhe Zymbiles dhe katër djemve:Ramizit,Ilazit,Naipit dhe Dautit(i cili mban emrin e te jatit të tij).Si djemtë ,poashtu edhe vajzat e tij mbanin në gjak atdhedashurinë .Të katër vëllezërit gjithmonë ushqeheshin me atdhedashurinë.

Nga kjo dashuri për popullin e vet,ra sakrifica e vëllai(djali i dyte i Sulejmanit) Ilazi,i cili punonte në shkollën e fshatit Bojanë,meqe,në këtë shkollë jepte mësim mësuesi Boro Alaksiq(më vonë Aleksievski),i cili ishte një komunist I përbetuar,po ky Boroja me bashkëpunëtoret e tij ia kurdisën edhe vrasjen e tij ne gjumë me ndihmen e spiunëve shqiptarë.Të tre vëllezërit tjerë u egërsuan edhe më shumë ndaj komunistëve.Ky ishte edhe një shkak më tepër që të organizojnë kryengritje të armatosur kundër komunistëve maqedonaso-jugoslavë dhe sahanlëpirësve shqiptarë,kështu që së bashku me patriotët Dervenas ata i pushtuan të gjitha malet e Shkupit deri te Ura e Sarait. Kjo luftë gjithpërfshirëse,betejen e saj më të njohur e ka ne lumin Treska ,mu te fshati Gllumovë .

Në këte vend u përqëndruan edhe forcat e Xhemë Hasë Gostivari,që komandonin edhe shumë kapedanë të tjerë me brupet e tyre,një ndër ta ishte edhe Kapedan Memish Bukoviqi nga Shkupi.Daut Sulejman Dauti,gjithmonë gjindej ne vijën e parë të frontit.Gjatë këtyre luftimeve gjithmonë
vullnetarët shqiptarë (siç quheshin forcat e armatosura shqiptare),dilnin si fitimtarë,ashtu që shpesh ndodhte që focat komuniste te dëboheshin përtej Kodrës së Lisit(Vodnës)dhe përsëri ktheheshin ne qendër ,pra ne Gllumovë ku e kishin vendtubimin dhe merrnin urdhëra te reja .Këtu ,takoheshin me vullnetarët e tjerë ,që luftonin në Karadak të Shkupit..Kjo luftë e organizuar mirë kundër komunistëve te cilët i shkatëruan keq sa që dolën ne maje te Lisit të Madh dhe rane ne fshatrat tjera shqiptare të Karshiakës duke i çliruar një nga një .Kur e panë partizanët këtë force të vullnetarëve shqiptarë,komandanti i brigadës 12 partizanekomuniste,kërkoj marëveshje.

Në këte Marëveshje që u bë në fushë të gjërë në Karshiakë ,në të cilën vend arritën 5 veta nga radhët e partizanëve dhe pesë nga vullnetarët shqiptarë ,e që ndër këta 5 veta ishin edhe kapedan Memishi dhe Daut Sulejman Dauti. Në këtë takim,nuk arrit asnjë marrëveshje,përkundrazi bandat partizane tentuan që ti vritnin grupin 5 anëtarësh të vullnetarëve shqiptarë. Në këtë moment,Daut Sulejman Dauti,duke e kuptuar tradhtinë e banditave partizanë ,të parin i cili tentoj te gjuaj me automatik ndaj grupit shqiptarë e vret ne vend,sepse deshi që ti pres ne besë.

Për ta ndal gjakderdhjen e mëtutjeshme komandanti i baditëve partizan që e udhëhiqte këte grup anëtarësh të tyre ,ngriti dorën për paqë ,duke e pranuar fajësinë e partizanit që tentoj ti vriste vullnetarët shqiptarë,vendosi që të ndahen,mirëpo kerkuan që të takohen përsëri. Këtyre fjalëve ,Daut Sulejman Dauti që në fakt udhëhiqte me grupin,komandantit të bandave partizane iu drejtua:Ju nuk keni besë…të gjithë Ju komunistët e keni zakon prerjen në besë siç ishte edhe ky(duke shikuar partizanin e vrar),pra marëveshja Juaj u pa në këtë takim që tentuat të na vritni në besë .

Më pastaj, Daut Sulejman Dauti me shokët e tij kthehen ne çetat e tyre ne Qendër,duke mos u dakorduar në asgjë me forcat armike .Në mbrëmje të asaj dite Dauti kthehet në shtëpi,e me të e marrë vesh që ka ardhur Dauti atë natë në Bojanë ,të afërmit e tij dhe miqtë e tij e mbushën odën e madhe të familjesh Dauti (asajkohe Sulejmani).Daut Sulejman Dauti,u tregonte për ngjarjet më të reja ,për tentimin e mareveshjes,por edhe për tentimin e tyre për ti vrarë që të gjithë antarët e grupit negocues të vulnetarëve shqiptarë nga Dërvendi. Në më ngjesin e e asaj vjeshte te vonshme ,të vitit 1944,po sa u zgjuan vëllezërit,ku nëna Metllahe,e kishte përgaditur mëngjezin,e shtroj sofrëndhe filluan te hanë buke.

Edhe duke ngrëne bukë ,nuk kaloi kot ,pa mos përseritur luftën ne Gllumove ,kundër komunistëve apo shkijeve të pa fe Mirëpo,sa u ngritën nga sofra ,krisi belaja ndërmjet vëllezërve ,se kush prej tyre do të shkoje ne betejat e reja .Kur dëgjoj nëna Metllahe se pse po hahen te tre vëllezerit(Naipi,Ramizidhe Dauti u tha:Oh,Lum nana që ju ka ,shkoni të gjithë ,e luftoni ata te pa fe.Të tre djemtë u shtangën nga guximi i nanës se tyre ,dhe ashtu të befasuar,Naipi iu kthye nënës :Po,mos nënë,ne po shkojmë të gjithë ,por tash kemi vetëm një pushkë ,e kur të bëjme me shum pushkë ,shkojmë të gjithë .Na rrofsh sa malet moj nënë që edhe ti na jep krah për ta mbrojtur secillin pëllembe te tokave shqiptare.Mirëpo ,sot do të shhkoj une në luftë ,sepse Dauti është i lodhur që sa ditë vetëm ai po lufton prej nesh.

Dauti,duke e shfritëzuar këtë qetësi të cilën e kishte krijuar nënä e tij,pa një pa dy ,meqe e kishte pushkën ne krah,u përqafua me nënën ,i përshëndeti vëllezërit Naipin dhe Ramizin,me gruan e tij dhe me fëmijët e vegjël të Ramizit( Nexhbiun,Rizahin,Arifin dhe Shafiun)dhe fëmijët të tjerë që rrinin para derës së shtëpisë ,dhe rrugës i mblodhi edhe shokët e tjerë nga Bojana që të gjithë shkuan nëpër çetat e veta ,edhe Dauti me shokët e tjerë pritnin momentin kur do te duhej të sulmonin përsëri fircat e armikut.

Atë ditë bandat partizane kishin kaluar Lisin e Madh dhe ishin afruar urës se Shishovës me tendence që te kalonin në anën e tyre.Daut Sulejman Dauti me çetën e tij,ishte i pari që u vërsulen në sulm kundër forcave partizane .Kështuqë duke i çliruar fshatrat një pas një arritën te hyjnë thellë në Karshiakë .Kështu i çliruan fshatrat Barovë ,Satapetkë dhe Çiflik .Kur e kaluan fshatin Çiflik sipas luftëtarit Faik Hasan Kovaçit ,kështu që luftëtarët shqiptarë filluan te terhiqen.Me këtë rast Daut Sulejman Dauti ,mbeti me shkoët e tij në vijën e frontit dhe ra heroikisht ne mbrojtje të shokëve te vet.Shokët nga çeta e Daut Sulejman Dautit,kur e panë që i pari i tyre rra heroikisht në këtë betejë ,me një furtunë plumbash i zbrapsën forcat armiqësore dhe e tërhoqën trupin e Dautit.Meqe,Dauti e kishte dhënë amanetin e vet,në atë rrëmujë plumbash përmes ritualit islam dhe flamurit kombëtar shqiptarë e kishin me veti e varrosën diku neë malet e Dobri Dollit afër fshatit Çiflik të Karshiakës.