BUKOVIÇ

Gjendet në veriperendim të Dërvendit ,afro 14-15 km larg Shkupit. Thuhet se ki katund emrin e ka marrë nga sllavishtja bukov-i ahut dhe prapashtesës iq.Sipas të gjitha gjasave etnogjeza e tij duhet të kërkohet te fjala Bukorovoj emër i një lagje në Bojanë .Emërtimi,Bukoviç është i afërt me fjalën Bukricë(Bukrica),emër vend i harruar në lagjen e Shkupit.

Të parët e tyre kanë qenë banorë fushorë që në të folmen e tyre e përdornin trajtën Bukavajç(më vonë Bukovajç e Bukoviç).Ndërsa në trajtën e sllavizuar përdoret edhe si Bukovik. Dh.Shuteriqi thotë :trajta e Bukoviq vjen nga emri Bukas që është edhe emër i një ojkonimi të Shqipërisë.Edhe në Dibër të Maqedonisë ka një katund me me këtë emër (Bukoviq).Gjuhëtari H.Bariç pohon ;fjala Bukoviç vjen nga rrënja e Bukur e Buklus.Një gjuhëtar tjetër pohon:trajta të tilla si Bukuria ,e Bukura ,Bukla i hasim në Shalë e Kosovës si dhe në mbarë shqipen.

PERSONALITETI

Aktivisti ,patrioti dhe organizatori i Lëvizjes së organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare ,Fariu ,lindi më 30-XI-1926 në fshatin Bukoviq të Shkupit ,prej një familje atdhetare dhe bujare. Prindërit e tij babai Beqiri dhe nëna Gjulshahe ,Fariun e ritën dhe e edukuan .Mësimet e para i mori te imami i katundit ,ndërsa medresenë “isabeu”në Shkup. Në ¨vitin shkollor 1944- 45 hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe ne Fshatin Bukoviq.Gjatë verës të vitit 1945 ndjeku kursin Pedagogjik në Shkup.

Në këtë kohë u inkadrua ne Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare ,pasi që më parë kishte kontakte me Qemal Skenderin dhe Memetali Osman Çajlanën (i cili u dënua 18 si NDSH-ist).Patrioti,Fari Bukoviçi,formoj treshin e NDSH-se:Femi Ramadanin(hoxhë dhe mësues)prej fshatit Çajlanë,Bedri Mahmuti (Mësuse) prej fshatit Arnaqi dhe Selamn Sherifi (bujk)prej fshatit Çajlanë (këtë te fundit e pushkatojnë pa gjugj ne mes të fshatit ne vitin 1945),mandej formon treshin Faik Jahi Qahili (Matkë) ,Qahil Jahi Qahili prej f.Matkë pushkatoht pa gjugj dhe Osman Llaskarca pushkatohet pa gjygj.

Fariu arestohet si anëtarë dhe aktivist i NDSH-së në fund të korrikut 1946 dhe dënohet me 5 vjetë burg të rëndë.Në vitin 1951 shkon për të kryer obligimin ushtarak dhe pasi kthehet ,më nuk vazhdon profesionin e tij si mësues ,pos kalon në afarizëm,dhe i kushton vëmendje të veçantë familjes ,gruas dhe tre djemve e tri vajzave .Të gjithë fëmijët i shkollon në profile tëndryshme ,arsimtarë e profesprë për të edukuar ne frymën kombëtare shqiptare ,ku djali më i vogel si arsimtarë ne Bukoviç dënohet ne vitin 1981 si “nacionalist” separatist”iredentist” me largim nga puna si arsimtar. Fari Beqir Bukoviqi vdiq në vitin1996 në Shkup ,ku u varros me nderime të mëdha nga familja miqtë dhe shokët.