Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka pritur atleten e dalluar Drita Islami.
Atletja Drita Islami vjen nga Saraji është 21 vjeçare, me atletik meret 8 vite, ndërsa njëkohësisht është studente e rregullt pranë Univeristetit Ballkanik.
Islami ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara ndërkombëtare, duke filluar nga kampionati Ballkanik, pastaj kampionati Europian dhe ai Botëror, në lojërat Universitare si dhe kulmi i karrierës së Dritës ka qen pjesëmarrja në Lojrat Olimpike “Rio 2016” duke pasur parasysh që ajo ishte e para femër shqiptare që e prezantoi Maqedoninë në eventin më të madh botëror. Sukseset e saja fituese nuk ndalen sepse Drita është fituese e Kupës së Evropës në Malta, ku arriti të shënojë rekord të ri shteteror, arriti ta vendos rekordin e 5-te në Maqedoni.
Atletja Islami 7-të vite radhazi është zgjedhur atletja me e mirë në Maqedoni.
Kryetari Bexheti me ketë rast theksoi se Drita Islami është krenaria e Sarajit.
“Duke biseduar me atleten Drita u ndjeva tepër mirë, pasi që një atlete nga Komuna e Sarajit ka mbërritur në majet e karrierës në një disiplinë kaq të vështirë. I mahnitur nga arritjet e deritanishme të Dritës, i urova suksese të shumta në të ardhmen duke premtuar përkrahje maksimale nga ana e komunës sonë”, tha kryetari Blerim Bexheti. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}