NJOFTIM

NJOFTIM
Në bazë të rekomandimeve nga mbledhja e 33-të e Qeverisë së RMV-së dhe në bazë të masave afatshkurte të parapara në Planin Aksional për gjendjen e ajrit, ditët e fundit gjendja e ajrit është alarmante me koncentrim të lartë të grimcave PM10 dhe PM2.5.
Ndotja e ajrit ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, sidomos tek ata që janë me sëmundje kardiovaskulare, me sëmundje të mushkërive dhe me sëmundje kronike. Apelojmë këta kategori të qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Komuna e Sarajit apelon deri tek ndërmarjet juridike, fizike dhe amvisëritë që të mos bëjnë djegjen e vajit të lehtë, plastikës, gomave, drunjëve të përpunuar dhe drunjëve jo të thatë.
Gjatë kësaj periudhe inspektorat e autorizuar komunal (për mjedis jetësorë, ndërtimit dhe komunal) do të qarkullojnë pa ndërprerë brenda teritorit të komunës, personat të cilët nuk do të rrespektojnë rekomandimet e lartëpërmendura ndaj tyre do të ndërmiren masa në pajtim me ligjin për mjedis jetësorë, ligjin për mbikqyrje inspektuese ndaj mjedisit jetësorë, ligjit për higjienë komunale dhe ligjit për ndërtim.