Në bazë të nenit 23 të Ligjit për pjesmarje të të rrinjëve dhe politkat rinore, Kryetari i Komunës së Sarajit, sjell Aktvendim për caktimin e personit përgjegjës për të rinjtë.
VALDET IMERI
e-mail: valdet.imeri@saraj.gov.mk
(02) 2057-990
070/845-727
Punonjësi për të rinjtë kryen detyrat dhe obligimet e mëposhtme:
- Zhvillimi, planifikimi dhe monitorimi i aktiviteteve në lidhje me të rinjtë dhe politikat rinore,
- Mbështetja e punës së organit të administratës shtetërore, vetëqeverisjes lokale, këshillit rinor vendor, anëtarëve të tij, zbatimit të programit të tij, raportimit dhe transparencës;
- Mbajtja e komunikimit dhe bashkëpunimit të rregullt me format e shoqatave rinore dhe të rinjtë;
- Monitorimi i nevojave të të rinjve duke ofruar kërkime për nevojat e organit të administratës shtetërore, komunës, konsultime me të rinjtë dhe monitorim dhe informim për analizat dhe hulumtimet për trendet tek të rinjtë;
- Ofrimi i informacionit dhe informimi i të rinjve,
- Mbajtja e bazës së të dhënave për aktivitete të ndryshme rinore, forma aktive të shoqatave rinore dhe grupe rinore joformale për nevojat e Qendrës Kërkimore të Agjencisë për Rini dhe Sport.
- Komunikimi i rregullt me Agjencinë për Rini dhe Sport,
- Të jetë kontakti për të gjitha çështjet rinore të organit të administratës shtetërore, vetëqeverisjes lokale ndaj të rinjve dhe publikut.
- Zyrtari për Rininë është përgjegjës për punën e Zyrës për Rininë;
Aktvendim emërimin e zyrtarit për të rinjtë në Komunën e Sarajit.pdf