Komuna e Sarajit, respektivisht – njësia për mbikqyrje inspektuese lokale, gjatë kësaj jave ka kryer inspektime në teren me ç’rast janë ndaluar persona fizik dhe juridik të papërgjegjshëm duke hedhur mbeturina të ngurta

Komuna e Sarajit, respektivisht – njësia për mbikqyrje inspektuese lokale, gjatë kësaj jave ka kryer inspektime në teren me ç’rast janë ndaluar persona fizik dhe juridik të papërgjegjshëm duke hedhur mbeturina të ngurta ( kryesisht mbetje të ndërtimtarisë) në sipërfaqe të hapura. Ndaj personave të ndaluar, do të meren masa sanksionuese, konform Ligjit për higjienë publike dhe Ligjit për mbrojtje të mjedisit jetësore.
Inspektorati komunal do të vazhdoj intenzivisht inspektimet në teren, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe parandalimit të krijimit të deponive të egra.
Prandaj, apelojmë deri te çdo qytetarë të ketë kujdes dhe të raportojë në rast se vërejnë perosona të tillë, që në radhë të parë dëmtojnë mjedisin jetësorë dhe shëndetin e tyre në përgjithësi!