Kryetari i Komunës z.Ilas Veseli bashkë me stafin komunal dhe z. Besir Dernjani, drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Albiz vizituan SH.F. ,, Dituria,,- Saraj, për të inspektuar përfundimin e punimeve për zgjërimin e kapaciteteve të shkollës me 6 (gjashtë) klasa shtesë.
Përgëzojmë fondacionin Albiz për iniciativën, ndërsa Komuna e Sarajit do të vazhdoj me përkrahjen e projekteve të tilla që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në arsim.















