Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, Komuna e Sarajit, në emër të kryetarit Muhamet Elmazi, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kjo ditë historike përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, duke simbolizuar unitetin, kulturën dhe përkushtimin për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.
Nderimi i kësaj date është njëkohësisht respekt për brezat që kontribuuan në themelimin e alfabetit tonë dhe përgjegjësi për ta ruajtur gjuhën shqipe si një nga vlerat tona më të çmuara.
Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip! 🇦🇱
