Kryetari Bekim Murati priti në takim ministrin Nevzat Bejta

Ministri I Pushtetit Lokal Nevzat Bejta sot ka vizituar Komunën e Sarjit, në vazhdën e takimeve që ai realizon me Komunat në Maqedoni.  Ministri Nevzat Bejta I dha mbështetje të parezervë për realizimin e projekteve të cilat I ka filluar Komuna e Sarajit dhe të cilat janë në realizim e sipër.

Kryetari I Komunës së Sarjit Bekim Murati, e ka informuar ministrin Bejta, për ndërtimin e objektit të ri të Komunës, çerdhen në Sarajë, punimet reth ndërtimit dhe meremetimit të disa rrugëvë rajonale dhe locale. Ai njëherësh ka kërkuar edhe mbështetje në debllokimin e problemit me menaxhimin me liqenin e Treskës.

“E informova Ministrin e Pushsteit Lokal, z. Nevzat Bejta për investimet që janë bër në Komunë të Sarjit përmes Qeverisë dhe Byros për Zhvillim Rajonal. Ne,  jemi të kënaqur sa I përket bashkpunimit me MVL-në, ku deri më tani janë realizuar shumë projekte duke filluar nga viti 2009. Deri më tani janë realizuar shumë projekte si në infrastrukturë, kanalizime fekale, rugëve, e kështu me radhë. Një ndër çështjet të cilën ja prezentova ministrit është, ndërtimi I objektit të Komunës, pasi që një periudhë të gjatë ne jemi qiraxhi dhe nuk kemi objektin e Komunës sonë, ku për kët cështje mora garanca nga MTL-ja. Biseduam edhe për zhvillimet e fundit reth liqenit Treska, ku ne si Komunë nga ana e qytetit të Shkupit kemi vërejtur një mos interesim për të kthyer në funksion atë objekt që është pasuri natyrore jo vetëm e Sarajit, por e gjith qytetit të Shkupit. Njëherësh e njoftova  edhe për punimet mbi çerdhen, e cila për një kohë ka stagnuar ku dhe kërkova mbështetjen e Qeverisë, tha Bekim Murati Kryetar I Komunës së Sarajit.

Ministri Nevzat Bejta duke u prononcuar reth problemit të liqenit të Treskës I cili një kohë të gjatë është jo funksional, u shpreh se nëse qyteti I Shkupit nuk do të investojë në funksionimin dhe rikonstrumin, atëher si ministër këtë çështja do ta hapë për debatë në qeveri dhe të meret vendim se kush do të menaxhojë në të ardhmen.  

“Liqeni I Treskës është në teritorin e Komunë së Sarjit dhe në bazë të ligjit që është në fuqi menaxhohet nga qytetiti Shkupit. Nëse qyteti I Shkupit nuk do të investojë, rikonstruojë dhe aktivizojë, liqenin e Treskës, ather Kryetari I Komunës do të kërkojë ndihmë nga MVL-ja dhe ne do të jemi të obliguar në bashkpunim me Kryetarin e Komunës së Sarajit që ta debatojmë si çështje në qeveri dhe ajo të vendosë se si do të menaxhojë qeveria në të ardhmen. Në,  Komunën e Sarajit deri më tani janë investuar dhe investohen reth 3 milion euro, kurse Komuane Sarajit është njërë nga Komunat më e rëndësishme e kryeqitetit dhe qeveria duhet të investoje dhe ne si ministri jemi përkrahës të projekteve të Komunës.”, deklaroi Nevzat Bejta, Ministër I Pushtetit Lokal.  

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}