Rinovimi i shkollës është kryer me iniciativë të banorëve, sektorit privat dhe në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, ku gjatë punimeve ndërtuese janë rinovuar disa nga hapësirat brenda objektit, rregullimi i oborrit, si dhe ndërtimi i fushës së sportit.
Përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë iniciativë dhe shpresojmë që ky model të ndiqet edhe nga vendbanimet tjera, ndërsa komuna e Sarajit gjithmonë do të përkrah nisma të këtilla që përmirësojnë kushtet për të zhvillluar procesin edukativo-arsimorë në kushte sa më të mira.










