Kryetari Murati dhe ambasadori Uollers nw aksion humanitar

Ambasadori amerikan Poll Uollers, dhe kryetari i Komunës Bekim Murati j’u përvishën punës fizike dhe të ndihmojë në meremetimin e shtëpisë së familjes Ismani në fshatin Rashçe të Shkupit. Uollers, me këtë rast, tha se kur bëhet fjalë për humanizëm ndaj një familjeje skamnore nuk duhet të kursehet askush.

 

“Mendoj se është një kënaqësi për mua të jem i pranishëm këtu dhe të marrë pjesë në projektin e organizatës Habitat, edhe pse unë kam një rol të vogël këtu sot. Meremetimi i një shtëpie për familjen Ismani, ‘Habitati’ mendoj se po bën një punë të mirë këtu në Maqedoni pasi deri tani ka bërë mbi 17 mijë shtëpi për familjet, dhe mbi gjysmë milioni shtëpi në mbarë globin. Një familje ka nevojë për një shtëpi, është mirë të kesh një vend ku e gjithë familje mund të qëndrojë së bashku dhe të ndihen ngrohtë gjatë dimrit dhe freskët gjatë verës, e të jetojnë mbi të gjitha në një vend të sigurtë.. Ky është padyshim edhe qëllimi këtu”, deklaroi  Poll Uollers, Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati tha se edhe ai është i gatshëm të ofrojë ndihmë për këtë familje skamnore nga fshati Rashqe.
“Mua më vjen mirë që organizata Habitat ka përzgjedhur një familje skamnore në komunën e Sarajit për të ndihmuar në revitalizimin dhe meremetimin e shtëpisë së tyre, gjithashtu mbetet që në konsultim me familjen Ismani ne si komunë e Sarajit të shohim se për çfarë kanë nevojë ata dhe me siguri se në këtë aksion do të kyçemi edhe ne si Komunë e Sarajit dhe do të ndihmojë këtë familje skamnore”,tha  Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.


Punimet për meremetimin e shtëpisë së Sejdi Ismanit nga fshatit Rashçe po i kryen shoqata humanitare ‘Habitat Maqedoni’ e cila kësaj radhe, fondet financiare i ka siguruar nga filantropi Xhon Finerti nga Florida i cili sistematikisht ndihmon familjet skamnore nëpër mbarë globin.


“E vërejtëm nevojën për ndihmë të kësaj familjeje dhe kur erdhëm pamë se nevoja më e madhe e kësaj shtëpie është izolimi i mureve pastaj nevoja tjetër është edhe montimi i sistemit septik sanitar, pasi përveç kësaj, kemi parë edhe shtëpi të tjera në këtë fshatë, të cilat ujërat e zeza i derdhin në tokën përreth, krahas faktit se kultivojë kultura kopshtare aty, dhe mbi të gjitha këto ujëra derdhen pastaj në lumin Vardar. Rezervuarët për ujin e pijshëm të qytetit të Shkupit gjenden në këtë fshat dhe mundësia për kontaminim të tyre ekziston. Kjo është ajo që ne duam të parandalojmë këtu”, u shpreh Xhon Finerti, fondacioni ‘Finnerty Family Foundation’.



(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}