Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti bashkë me Drejtorin e Ndërmarjes Rrugët e Maqedonisë z.Kostadin Acevski inspektuan fillimin e punimeve që po zhvillohen për pastrimin e rrugës kryesore nga vendbanimi Bojanë deri në Saraj.
Gjatë aktiviteteve punuese po bëhet prerja e drunjëve dhe bimësisë, që paraqisnin problem për qarkullimin e banorëve në këtë aks rrugor.