Në bazë të Programës aktivitete dhe manifestime për vitin 2025 nr. 0901-1107/1 të datës 26.12.2024 dhe Aktvendimit për thirje publike për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave, fondacioneve, klubeve sportive dhe individëve për vitin 2025, Komuna e Sarajit shpall:
THIRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Sarajit për vitin 2025 të dedikuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave, fondacioneve, klubeve sportive dhe individëve për vitin 2025.
Shpërndarja e mjeteve nga Buxhetit i Komunës së Sarajit për vitin 2025, në pajtim me Programën për aktivitete dhe manifestime për vitin 2025 nr. 0901-1107/1 të datës 26.12.2024, do të kryhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve që kanë të bëjnë me:
-manifestimet kulturore ( festivale )
-sponzorim, stimulim, afirmim dhe përkrahje të talentëve të rinjë në fusha të ndryshme,
– aktivitete sportive të klubeve sportive ( të rregjistruar me seli në Komunën e Sarajit), dhe disciplinave tjera sportive- individuale.
1. Llojet dhe projektet të cilat do të mbështeten, si dhe mjetet e parapara financiare
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Sarajit do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave, fondacioneve, klubeve sportive dhe individëve për vitin 2025.
Shoqatat, fondacionet, klubet sportive dhe individët duhet të ofrojnë projekte krijuese dhe inovative me programe dhe përmbajtje të hartuar mirë që mund të implementohen në Komunën e Sarajit në këto fushata prioritare: kulturë, mjedisi jetësor, sport, art, zhvillim ekonomik dhe arsim.
2. Dorëzimi i raportit
Shoqatat, klubet sportive dhe individët të cilët do të shfrytëzojnë mjete financiare në pajtim me Programën për aktivitete dhe manifestime, do të dorëzojnë raport financiar dhe narativ për shfrytëzimin e mjeteve dhe aktiviteteve të realizuara, deri te Komuna e Sarajit.
3. Kriteret bazë për aplikim
Kriteret bazë të organizimit që duhet t’i plotësojnë shoqatat, fondacionet, klubet sportive dhe individët, të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
– Të jenë të regjistruar sipas Ligjieve pozitive si shoqata, fondacione dhe klube sportive
– Të merren me aktivitete dhe projekte të interesit publik.
– Të kenë seli, adresë banimi në Komunën e Sarajit
4. Dokumentacioni i duhur që duhet ta bashkëngjitet në Fletëparaqitjen për mbështetje financiare.
– Fletëparaqitje për përkrahje financiare
– Propozim projekt
– Statut dhe aktvendim për regjistrim të shoqatës, fondacionit, klubit, doкument identifikimi
– Raporti për mjetet e marra nga Komuna e Sarajit në vitin e kaluar fiskal dhe mënyra e realizimit të tyre, nëse ishin përfitues.
Mënyra e shfrytëzimit të mjeteve do të specifikohet në Kontratë që do të lidhet mes shoqatave, fondacioneve/klubeve/ individëve dhe Komunës së Sarajit.
Shënim: Fletëparaqitjet me dokumentacion të paplotë ose fletëparaqitjet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasyshë.
5. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes
Të dhënat e nevojshme si dhe propozim programet dhe projektet, me konstruksion financiar, duhet të dorëzohen në fletëparaqitje të veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Sarajit ose në faqen zyrtare të Komunës së Sarajit www.saraj.gov.mk.
Thirrja publike do të zgjat 15 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik dhe web-faqen zyrtare të Komunës së Sarajit www.saraj.gov.mk
Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Sarajit, përmes postës në adresën: rr.,,Liria,, Saraj nr. 36 Shkup-Saraj, ose në arkivin e Komunës së Sarajit më së voni deri në orën 15:00, në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënim Thirrje publike për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave, fondacioneve, klubeve sportive dhe individëve për vitin 2025.