Kryetari i komunës z.Ilas Veseli mori pjesë në edicionin e 8-të të Festivalit të Rrushit të Bojanës, i cili organizohet çdo vit nga ZIP Instituti.
Festivali i Rushit kryesisht promovon vreshtat e njohura të Bojanës dhe kulturat tjera bujqësore të sezonit, duke e kthyer Bojanën në vend atraktiv për agro-turizëm.
Interesimi i vizitorëve për këtë festival po rritet çdo vit më shumë, ndërsa ne si komunë do të vazhdojmë me përkrahjen e ngjarjeve të tilla që ndihmojnë zhvillimin dhe promovimin e agro kulturave.