🎒🚸 Erdhi Shtatori

🎒🚸 Erdhi Shtatori
Sot u shënua 1 Shtatori “ Dita e parë e shkollës ’’. Ditë kjo e cila ngjalli buzëqeshjen e të gjithë nxënësve, mësimdhënësve e prindërve.
Për ti dhënë harmoni edhe më shumë kësaj dite, kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti bashkë me përfaqësues të tjerë të komunës, vizituan Shkollën fillore “Drita ’’ në Rashçe, me ç’rast uroi të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për vitin e ri shkollorë.
Në fjalimin e tij kryetari Blerim Bexheti ftoi në bashkëpunim të gjithë mësimdhënësit për rritje të cilësisë së arsimit, duke iu siguruar mbështetje të vazhdueshme institucionale.