Udhëheqësit e trupave artistike u mirëpritën në selinë e komunës nga përfaqësuesi i komunës z. Xhelal Jakupi.
Festivali u hap nga sekretari i komunës z.Imer Dervishi me fjalim përshëndetës, i cili mes tjerash tha “Evenimentet dhe organizimet e këtilla dëshmojnë për jetën e begatë kulturore në Komunën tonë.
Në cilësinë e nikoqirit njëherësh të mbështetësit të organizimeve të tilla, në emër të Kryetarit të Komunës, ju dëshiroj mirësëardhje në këtë festival që paraqet vlerë të shtuar në ofertën kulturore verore në komunën tonë, e cila jeton dhe frymon me këngët dhe vallet si pjesë e pandashme e traditës dhe folklorit.
Sonte me kënaqësi mund të ndjekim performancat e të gjithë pjesmarësve në këtë festival, me pikat e tyre të zgjedhura enkas për publikun tonë të nderuar.
Ky festival mbahet nën patronatin e komunës së Sarajit si pjesë e programit vjetorë për manifestime, ku marin pjesë shoqni kulturore artistike nga më shumë vende të botës dhe si mysafir special sot ishin shoqëria kulturore artistike nga Meksiko dhe kjo na mundëson që të njifemi nga afër me artin dhe kulturën e popujve të ndryshëm.