Njoftohen banorët e komunës së Sarajit se kohëve të fundit Inspektorati për mbrojtjen e mjedisit jetësor ka hasur në disa persona të papërgjegjshëm të cilët bëjnë ndotjen e ambientit jetësor duke hudhur mbeturina dhe mbetje ndërtimore në hapësirat publike. Mbetjet e hudhura kryesisht transportohen nga qytete dhe komuna tjera.
Njoftojmë të gjithë personat fizik dhe juridik që Komuna e Sarajit konform ligjit dhe rregullores do të vazhdoj me ndëshkimin e të gjithë atyre që ndotin, me masa edhe më rigoroze duke shqiptuar dënime maksimale për të njejtit.





