N.P Parqe dhe Gjlelbrime fillon me aksion të madh për pastrimin dhe rregullimin e gjelbërimit në Komunën e Sarajit.
Drejtori i N.P Parqe dhe Gjelbrime z. Zuhejr Rexhepi bashkë me Drejtoreshën e Ndërmarjes Publike Komunale znj.Miranda Rameti, sot ishin në teren për të monitoruar nga afër punimet që po zhvillohen në aksionin e madh të pastrimit në teritorin e komunës së Sarajit.
Ekipet nga N.P Parqe dhe Gjelbrime gjatë këtij aksioni do të bëjnë krasitjen e degëve dhe bimëve afër rrugës, kositjen dhe mbledhjen e barit të kositur, pastrimin e mbeturinave nga gjelbrimi dhe grumbullimin e tyre.
Aksioni gjatë ditës së sotme është zhvilluar në rrugën për në Bojanë dhe do të vazhdojë ditët në vijim edhe në vendbanimet tjera të komunës së Sarajit.