Sot, Kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti bashkë me përfaqësuesit e organizatës 0-Mbetje, znj. Biljana Kostadinova dhe z.Emir Ademi, prezantuan shportat e reja ricikluese të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Shportat e mëdha, nga sot do të fillojnë të vendosën nëpër të gjitha vendbanimet e komunës sonë, ndërsa shportat për reciklimin e baterive do të vendosen kryesisht nëpër shkolla.






