Marrëveshja për Partneritet që Kryetari z.Blerim Bexheti nënshkruajti bashkë me Kryetarin e Komunës Rochester Hills, z. Bryan Barnett parashikon një paketë gjithëpërfshirëse dhe efektive të mbështetjes për të dyja palët si pjesë e vetëqeverisjes lokale, e cila fokusohet në mbështetjen e zhvillimit të lidershipit të fortë dhe efektiv politik dhe ekzekutiv, inkurajimin e efikasitetit, produktivitetit dhe inovacionit, mbështetjen e ndërsjellë të kryetarëve të komunave dhe ndarjen e përvojave të mira.
Partneriteti midis qytetit të Rochester Hills dhe Komunës së Sarajit do të bëhet përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, takimeve të rregullta dhe zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta.