🤝 Komuna e Sarajit nënshkruan Marrëveshje kolektive me Sindikatën e Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve SPOGJSH

🤝 Komuna e Sarajit nënshkruan Marrëveshje kolektive me Sindikatën e Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve SPOGJSH

📄 Marrëveshja që kryetari z.Blerim Bexheti nënshkruajti bashkë me Kryetarin е Sindikatit të SPOGJSH Trpe Deanoski dhe Kryetarin e Organizatës Sindikale në Komunën e Sarajit Ramadan Ramadani, ka për qëllim avansimin e të drejtave, detyrimeve, përgjegjësive dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës së punëtorëve të Komunës së Sarajit, si harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale, rritjen e shumës së regresit për pushim vjetor, pagesën e shpërblimeve jubilare dhe mundësinë e pagesës së pagës së 13-të.