Shtihet ne jug të Dërvendit .Gjatë pushtimit Osman qe pjesë e qarkut të Dërvendit të Tetovës (Bogazit),bashkë me katundet Raoviç,Semenishte e Paniçar. Gjuhëtari Gjerman G.Meyeri shkruan se të parët e Çajlanës kanë qenë bujq të vyeshëm. Për rrënjën e fjalës Çajlanë,Meyeri totë sefjala Çaj(ë)e ka kuptimin hap,punoj tokën me parmendë .
Gjuhëtari Mlladenov për te thotë:toponimin Çajle nuk e ka hasur në terren,por Çajlana-shkruan në hartën tonë ushtarake .Kurse sipas gjuhëtarit F.Rapaj fjala Çalan gjallon në të folmet e Vlorës.Idealet e mëdha kanë jetuar kurdoherë në zemrat e njerëzve të mëdhenj.Këto ideale ngase kanë qenë të ngjizura me fatin e atdheut,kanë përcjellë nga decenia në decenie,përmes krismash të armeve,përmes gulsheve të gjakut. Edhe atëherë kur atdhetarët shqiptarë janë shndruar në klithma zogjësh,në mërmërimë shqiponjash,të etura për qiell të lirë.Idealet e mëdha ndonëse kanë dalë prej shpirtit njerzor nuk e kanë tradhëtuar askurrë këtë shpirt,por kanë bërë që zemra të rrahë,së toku me
fatet e kombit.
PERSONALITET
Qemal Skënderi,lindi në shkurt të vitit 1922 në Shkup.Ishte fëmija i parë i prindërve Skënderit dhe Hanëmshasë dhe njëherazi gëzimi i parë i tyre.Do të rritej përmes lodrave fëmijërore,por edhe përmes asaj dhune të egër sllavomaqedonase, e cila çdo ditë e më tepër synonte jo vetëm skllavërimin e shqiptarëve etnikë në jugun e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene por edhe largimin e tyre nga trojet amtare drejt viseve të Anadollit. I jati i Qemalit,Skënderi do të bënte pjesë në atë plejadë të shquar të burrave arbërorë në Shkup,të cilët jo vetëm nuk u friguan ndaj reprezaljeve serbomaqedonase,por edhe luftuan me çdo çmim e sakrificë për egzistencën fizike të tyre.
Ai u kujdes që të blinte ndonjë dyqan të vogël në Shkup,me çrast do të mbante familjen,por do të ndihmonte edhe çështjen shqiptare,duke pritur e përcjellë në mënyrë të fshehtë kaçakët e Kumanovës,Shkupit,Gostivarit, Tetovës e Strugës si edhe duke ndihmuar në mësimin e gjuhës shqipe.Atdhetarët e atyre viteve të Maqedonisë shqiptare,asesi nuk mund të pajtoheshin me politikat shovene të Beogradit për pastrimin etnik të shqiptarëve dhe kolonizimin e trojeve arbërore me sllavomaqedonas.Këtë dashuri të pakufi për atdheun e të parëve,Skënderi do ta përcillte sidomos tek djali i parë i tij,Qemali.
Ndonëse në shkollën qytetëse, Qemali do të mësonte në gjuhën turke,ai do të shkonte vazhdimisht në dyqanin e të jatit në Çarshi të vjetër të Shkupit,duke dëgjuar sidomos për trimëritë e luftëtarëve të Maqedonisë shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Emrat e heronjve si ; Shaban Bajraktari,Dinë Bajraktari,Daut Logra,Ajrulla Kopanica,Sakip Gullmova etj, do të mbeteshin përjetësisht në kujtesën e Qemalit. Pas mbarimit të shkollës qytetëse,Qemali u kërkoi prindërve të vazhdonte studime të mëtejshme.I jati ia plotsoi dëshirën.Ai e futi Qemalin në shkollën unike, e cila zhvillohej në gjuhën bullgare,ndonëse si djalë të madh vazhdonte ta mbante kurdoherë pranë vehtes.
Ende pa mbushur 17 vjet,në vitin 1939,duke ndjekur traditën e vjetër të shqiptarëve të Shkupit,Qemal Skënderin e martojnë,tanimë me krijimin e familjes,ai bleu edhe një dyqan të vetin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe ia nis punës si berber,në gjurmë të profesionit të të jatit. Në fillim të viteve të 40-të të shekullit që lamë pas,falë koniukturave të veprimeve luftarake të RAIHUT TË TRETË dhe Romës në treva të Maqedonisë shqiptare,sikundër edhe në Kosovë,u krijuan disa parakushte për zhvillimin dhe fuqizimin e idesë kulmore të Shqipërisë Etnike.Pikërisht përpara këtyre zhvillimeve të reja,atdhearët shqiptarë,bashkuan mendimet dhe përpjekjet për të realizuar ëndrrën e tyre shekullore,bashkimin e trojeve etnike me ata të shtetit amë.Qemal Skënderi padyshim do të jetë në ballë të kësaj plejade burrash trima.
Ptriotët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria shpesh ia mësynin dhe Shkupit me rrethinë edhe pse këtu kishin hyrë fashistët bullgarë.Kështu një ditë nën udhëheqjen e Bedri Efendiut,organizuan mbi gjashtëqind demostrues,të gjithë me kësula të bardha dhe dolën në sheshin e Shkupit me moton ;Duam Liri,Rroftë Shqipëria Etnike,;Poshtë Bullgaria fashiste; etj.Këto demonstrata,u shpërndanë nga xhandarmëria bullgare,duke mos zënë asnjë pjesmarrës të demonstruesve e as udhëheqësit e tyre, ndër të cilët ishte edhe Qemal Skënderi.
Në vitet 1943-1944 dendur do të shfaqeshin në dyqanin e vogël të Qemal Skënedrit,në Çarshi të Shkupit,veprimtarë të shquar të idesë së Shqipërisë Etnike.Arif Kapetani prej Glloboçice,i cili bashkërendonte veprimet e tij ushtarake me çetat e Xhem Gostivarit,Sylë Hotllës,Mefail Zjazit, Aqif Reçanit et,do të ishte miku krysor jo vetëm në dyqan,por sidomos në shtëpinë e Qemalit, tanimë 21-22 vjeçar,djalë fjalë pak e tejet guximtar.Por ndërkaq Qemali do të mbante lidhje dhe do të ndihmonte edhe çetat e luftëtarëve që udhëhiqeshin prej Afet Mazllumit,Kasam Gogës,Memish Kapetanit etj.Fjala e tij e ngrohtë e plot shpresë do të hynte vrullshëm në zemrat e këtyre atdhetarëve,duke kumtuar qëllimin e shenjtë për bashkimin e trojeve etnike shiqptare.Anipse burrat e Maqedonisë shqiptare,ashtu sinkundër burrat e Kosovës martire, e paguan jo rrallë këtë die të shenjtë me jetën e tyre,kjo nuk mund ti frigonte askurrë ata,përkundrazi u ka mbajtur të gjalla shpresën dhe besimin deri në çastet e mbrame.Ndonëse në fillim majin e vitit 1945,u shpall me bujë fitorja e popujve mbi fashizmin,ende në horizontet shqiptare nuk dukej të lindëte shpresë për tu bashkuar të gjithë,rreth një shteti,rreth flamurit kombëtar,rreth gjuhës dhe trojeve të tyre.
Përkundrazi një dhunë e pashembullt po ushtrohej tanimë në krejt visetarbërore.Është disi e çuditshme por duhet të pranohet sot,se Tirana,Beogradi dhe Shkupi i vitit 1945,kanë vepruar në sinkron të plotë,duke mohuar edhe vetë dogmat e internacionalizmit proletar,në zbatim konkret të traktatit të Çubrilloviqit. Për tëushtruar dhunë sistematike ndaj shqiptarëve etnik si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë shqiptare,Tito ndërmori edhe një hap mjaft delikat.
Ai pati hyrë në bisedime të fsheta me Mbretin e Jugosllavisë në mërgim,Pjetrin e Dytë Karagjorgjeviç dhe Dërvendi kur ky e njohu Titon si udhëheqës të vetëm të Ushtrisë Komuniste Jugosllave,atëherë me mijëra çetnikë,përkrahës të Mbretit Pjetër,u rreshtuan në formacionet e kësaj ushtrie me detyrë të posaçme për të mbrojtur me çdo kusht kufijtë e mbretërisë së vjetër jugosllave. Është tejet qesharake,por në ato momente,klika komuniste eTiranës,ose më saktë,kryebanditi E.Hoxha,në mënyrë të paturpshem pos të tjerave ka deklaruar .Qëndrimi i udhëheqjes së Partisë Komuniste Shqiptare ndaj problemit kombëtar të minoriteteve udhëhiqej nga koncepti se në atë kohë nuk luftohej për kufijtë etnikë të shteteve,por për kufijtë e tyre politikë.
Pra ndërkohë që Tirana zyrtare nuk parashihte asnjë veprimtari për Shqipëri Etnike,Beogradi dhe Shkupi po vendosnin pushtetin ushtarako-policor në Kosovë e Maqedoni shqiptare,duke përshkallëzuar çdo ditë e më shumë reprezaljet dhe dhunën fizike.Shaban Polluzha pat dhënë një shembull tejet domethënës për rrezikun e madh që kërcënonte trojet shqiptare.Por kryengritja e tij në pranverën e vitit 1945 u shtyp me zjarr e hekur prej ushtrive nacionalçlirimtare të beogradit e Tiranës.
Edhe në trevat e Maqedonisë shqiptare,mbaheshin ende në këmbë disa çeta lutëtarësh të udhëhequr prej Xhem Hasës,Aqif Reçanit,Lok Llakavicës,Bajram Dobërdollit,Syl Hotllës etj.Por edhe këto çeta u rrethuan e u asgjësuan me një terror shtetërorë të paparë askund në histori.Edhe pse viset shqiptare përbënin një kontinuitet gjeografik dhe historik,ato në kundërshtim të plotë me Kartën e Atllantikut si dhe Deklaratën e Teheranit,u ndanë midis njësive federale të Serbisë,Maqedonisë dhe Malit të Zi,në këtë mënyrë,zemërimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të këtyre trevave i duhej dhënë me shpejtësi një kahje veprimi për organizimin e qëndresës popullore.
Tek e mbramja më mirë se çdokush,interesat e shqiptarëve mund ti mbronte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare.Organizatat që lindën dhe u ritën nëpër etapat e kësaj lëvizjeje,pamvarsisht prej programit që udhëhiqeshin,në thelb synonin lirimin e zokave shqiptare nga Jugosllavie Titos dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri Etnike.Organizimi i kësaj lëvizjeje në Shkup e rrethina,i ka fillimet e veta në nëntorin e vitit 1944,atëhere kur nacionalistët e Maqedonisë shqiptare e parashihnin tejet të vështirë lirimin e trojeve
arbërore.
Por ky organizim do të merrte formë më të plotë në janarin e vitit 1945.Në dyqanin e vogël të Qemal Skënderit në ato ditë plot terror sllavomaqedonas,shiheshin ende disa prej burrave të shquar të atyre anëve si ; Azem Morana,Mulla Idrizi,Halim Orana,Mehmet Bushi etj.Dokumente të publikuara edhe më parë flasin për atë se grupi i parë ilegal i kësaj lëvizjeje në qytetin e Shkupit,ishin pikërisht Hasan Bilali,Azem Morana dhe Qemal Skënderi.Ceremoniali i fshehtë është kryer pikërisht në mbrëmjen e 28 janarit 1945,në shtëpinë e Qemalit.Betimin solem e lexonte Hasan Bilali,ndërsa Qemal Skënderi dhe Azem Morana përsërisnin ; Betohem në Kuran,në flamurin kombëtar dhe në armë se do të punoj me besnikëri e sakrificë me çmim të jetës për kombin shqiptar dhe për bashkimin e tokave shqiptare në Shqipninë Etnike. Dhe prej atij momenti e deri në fund,zemra e Qemal Skënderit do të rrihte së toku me betimin e madh për çështjen kombëtare. Në takimin e fshehtë të 28 janarit 1945,Qemalit do ti ngarkohej pos të tjerave,detyra për krijimin e
grupeve ilegale,për t’i dhënë lëvizjes në fjalë dimensione të reja.
Qemal Skënderi…një ditë të fundit të janarit 1945 arriti në Rashçe dhe atë natë bujti në shtëpinë e mësuesit Xhemshit Krosi,me të cilin kishte lidhje të mira nga më herët.Atë natë kanë biseduar gjërë e gjatë në lidhje me formimin e nënkomiteteve të NDSH-së,në Derven po edhe në Rashçe.Takimi i dytë u bë pas një muaji pikërisht më 28 shkurt 1945,u mabjtë në shkollë në prezencë përsëri të Qemal Skënderit. Këtu u bashkohen edhe Rsim Dauti dhe vëllai i tij,Murati fshatarë por patriotë të mëdhenj që kishin marrë pjesë në rezistencën antifashiste dhe çlirimin e Dervenit kundër bullgarëve në Rashçe,më 1944. Po atë natë u mor vendim që këta të vazhdojnë me formimin e nënkomiteteve sipas sistemit të treshit; nëpër fshatra të tjera të Dervenit.
Ngase preardhja e familjes së Qemal Skënderit ishte prej fshatit Çajlanë në afërsi të Shkupit,ky do të ngarendëte nëpranverën e vitit 1945,në vendlindjen e vet duke formuar disa grupe të lëvizjes ilegale shqiptare. Madje,po me porosi të Azem Moranës,Qemali do të ngrinte grupe të tilla edhe në fshatrat Matkë,Pamiçar dhe Semenisht.Por biri i nacionlaizmës shqiptare askurrë nuk do ti parashihte këto grupe si qëllim në vetvehte.Që në momentet e para të krijimit ai do tu bënte të qartë krejt antarëve të kësaj lëvizjeje se Organizata Nacional Demokrate Shqiptare,ka si qëllim të parë zhdukjen e robërisë sllave.Kjo organizatë pranon në gjirin e saj vetëm shqiptarë të pastër etnik dhe ka si piksynim mbrojtjen me çdo mjet e mënyrë të të drejtave natyrore të kombit shqiptar.
Në këtë lëvizje nuk duhet të mungonin edhe shqiptarë të tjerë,jashtë trojeve (bile edhe në shtetin amë) të cilët me mundësitë e tyre,do të bënin të mundur
krijimin e një qeverie të Shqipërisë Etnike.Për më tutje, ngase ONDSH,luftonte për të drejtat e çdo shqiptari ishte krejt e natyrshme që kjo lëvizje të shtrihej në çdo vis arbëror.Së fundi,ajo çka Qemal Skënderi nuk rreshti së propaganduari dhe vepruari ishte fakti që mjaft vullnetarë shqiptarë kishin dalë nëpër male duke kundërshtuar me armë në dorë regjimin sllavomaqedonas.Ishte detyrë parësore e ONDSH-së të ndihmonte me armë,veshmbathje,ushqime e moral të lartë,pikërisht këta luftëtarë të pafriguar të Shqipërisë Etnike.
Ngjarjet e vitit 1945 sa vinin dhe errësonin horizontet e Maqedonisëshqiptare, Qemal Skënderi me fjalën e vet plot shpresë me mendimin e thellë dhe qetësinë e brendshme përpiqej që tëmbante zgjuar në çdo vatër,vetëdijen kombëtare.Në fillim të vitit 1946,Qemal Skënderi ka nisur të bashkëpunojë edhe me Gjon Sereqin,Hysni Rudin,Halim Oranën,Mehmet Bushin etj.Janë me qindra luftëtarë të lirisë që enden maleve të Maqedonisë shqiptare,të cilët mbahen me armë pikërisht prej ONDSH-së.Qemal Skënderi do të kthente dyqanin e tij në vendtakimesh të ilegalëve dhe këtyre luftëtarëve.Ai vetë do tëkujdesej që at jo vetëm të furnizoheshin rregullisht por të kishin edhe informacionin e duhur për ti shpëtuar thonjëve të OZNËS, e cila ishte vënë në ndjekje me një arsenal të tërë njerzor dhe armësh.
Në veçanti ai do të mbante lidhje tëngushta me çetën që drejtohej prej Memish Osmanit (Kapetanit) e cila vepronte luftarakisht në zonën e Dervenit deri në
Kaçanik.Ndërkaq në marsin e vitit 1946,OZNA jugosllave ishte gjendur shumë pranë trurit dhe zemrës së ONDSH-së në Kosovë.Ajo filloi goditjen e menjëhershme ndaj kësaj lëvizjeje duke paraparë një rrezik serioz në rritjen e saj.Me dhjetraverpimtarë të kësaj lëvizjeje u burgosën dhe shumë prej tyre u vranë pa gjyq apo u zhdukën nëpër bazat e fshehta të sigurimit famkeq jugosllav.Në këto kushte të ONDSH-së në Kosovë menduan se do të ishte më mirë që kjo lëvizje të zhvendosej në Maqedoninë Shqiptare,me qëllim që të mbijetonte.Kanë qenë Gjon Serreqi dhe Ajet Gërguri të cilët vendosën të bënin Kongresin e dytë të ONDSH-së,ku jo vetëm të njiheshin me shtrirjen e kësaj lëvizjeje ilegale por edhe të vendosnin për fatet e mëtejshme të saj.Sidoqoftëpër shkak të ndejkjeve të OZNËS,as Gjon Sereqi dhe as Ajet Gërguri nuk muarën pjesë në këtë kuvend.Barra për organizimin e tij u ra verpimtarëve të Maqedonisë shqiptare.
Në kushtet e ilegalitetit të plotë,kuvendi në fjalë u mbajtë në Shkup në shtpeinë e Qemal Skënderit,i cili pavarsisht se çfarë çmimi do të paguante,nuk u frigua. Kongresi i Dytë i ONDSH-së,analizoi me frymëparimore gjithshka ishte arritur deri në ato momente,njëherazi vuri piketat në rrugët e së ardhmes. Nga ky kongres doli një udhëheqësi i ri i ONDSH-së,kryetar u zgjodh Halim Orana,Qemal Skënderi uzgjodh zv/krytar dhe Azem Morana sekretar i organizatës,ndërsa antarë të Komitetit Qëndror të NDSH-së u propaganduan dhe u zgjodhën Hamdi Berisha,Mehmet Bushi,Hysni Rudi,Jonuz Balla,Mehmet Dumani,Hasan Bilali,Haki Efendi Sermaxhaj,Osman Cami dhe Midhat Tërshana.
Në funksionin e zv/krytarit të ONDSH-së,Qemal Skënderi do të punonte pa u lodhur,duke vënë në shërbim të kësaj lëvizjeje jo vetëm dyqanin e vogël në Çarshi të Shkupit,por edhe shtëpinë dhe ato pak të holla të grumbulluara.Ai do të ngarendë sidomos në zonën e Dervenit,duke u radhur në ndihmë shtëpive të luftëtarëve që luftonin maleve për Shqipërinë Etnike.Ai gjithshtu do të informonte mbi lëvizjet e policisë së fshehtë sllavomaqedonase, vullnetarët shqiptarë,npërmjet informatave që i siguronte prej një shqiptari trim nga radhët e kësaj policie.Për të ardhur kështu deri në mbrëmjen e fundjanarit të vitit1947,atëherë kur i ndjkeur prej muajsh prej OZNËS, komiteti drejtues i ONDSH në Shkup do të binte në duartmizore të sllavomaqedonasve.Në planin e fshehtë policia,serbe kishte paraparë arrestimin e njëkohshëm të gjithë grupit duke mos i lënë askujt për tu larguar.Kështu,në 27 janarin e vitit 1947,në qelitë e ftohta të OZNËS,u ballafaquan të ligur prej torturave udhëheqësit kryesorë të ONDSH për Shkupin.
Në aktakuzën për Qemajl Skënderin,trupi gjykues ushtarak i kryesuar nga Panta Marina,përpos të tjerave do të shkruhej se ky ka vënë në dispozicion të kësaj lëvizjeje gjithë pasurinë
dhe shtëpinë.Ai ka mbajtur lidhje të ngushta jo vetëm me nënkomitetet në Derven,por edhe me udhëheqës të ONDSH-së në Kosovë,bile edhe me Midhat Frashërin,npërmjet nacionalistit Luan Gashi.Madje syri i tij nuk iu drodh edhe asajkohe kur Panta Marina në emër të trupit gjykues ushtarak shpallte dënimin me vdekje për udhëheqësit legjendarë të ONDSH-së. Më 17 shkurt 1947,gazeta,Rilindja duke u fryrë borive të damkosura të pansllavizmit pos të tjerave do tëshkruante Gjyqi popullorë i qarkut të Shkupit u dha dënimin e merituem udhëheqësve të së ashtuquajturës Partia Nacional Demokratike Shqiptare.Qemajl Skënderi,Azem Morana,Hysni Rudi dhe mehmet Bushi u dënuan me vdekje me pushkatim dhe me humbjen e të drejtave politike e qytetare përgjithmonë.
Falë moshës së re,pas letrës që ky grup i dërgoi prokurorisë së Beogradit,Qemal Skënderit iu fal jeta dhe u dënua me 25 vjet burgim.Ai do të kalonte tmerret e patreguara të burgjeve sllavomaqedonase ku pos të tjerave do ti thyenin me çekiç eshtrat,vetëm e vetëm pse nuk pati folur asgjë mbi veprimtarinë e ONDSH-së.Mënyrta djallëzore të OZNËS do të synonin ndërkaq edhe shkatërimin e familjes së Qemal Skënderit.Kështu,për vite me radhë ata nuk lejuan gruan e tij që të takohej
me nacionalistin e shquar dhe për më tej,dikur hapën fjalë se Qemal Skënderi pati vdekur në burg. Pas këtij lajmi të hidhur dhe dy këmishave të vjetra që OZNA i dërgoi enkas në shtëpinë e Qemalit, e shoqja e tij,me vajzën,Kujtimen,detyrohet të largohet në Turqi.
Me antë të këtij plani djallëzor administrata sllavomaqedonase kërkonte që edhe Qemal Skënderi kur të dilte nga burgu (nëse dilte i gjallë) të emigronte në Turqi. Pas 20 e ca vitesh burgimi Qemali del nga burgu i lodhur dhe trishtuar. Ai kishte pandehur se ideali për të cilin luftoi dikur tani ishte platitur në gjoks të bashkëkombasve të vet,por shpejt
e kuptoi se lëvizja për të shporur tej zgjedhën sllavomaqedonase dhe bashkimin e kufijve tanë tenikë,jetonte egjallë plotshpresë.Udhëheqësi trim i kësaj lëvizjeje nuk u largua për në Turqi.Ai mundi të krijojë familje të re dhe deri në çastin e mbramë,në 29 shtatorin e vitit 1995 mbajti të ndezur në gjak,flakën e shqiptarizmës.