



Do të përmirësojmë shtigjet e ecjes dhe çiklizmit në Matka (Saraj) për të rritur ofertën turistike, duke lidhur destinacionet turistike përreth Matkës.

Do të pastrojmë vendgrumbullimet përreth shtigjeve, do të shtojmë pajisje urbane dhe do të instalojmë shporta të reja në zonat e pushimit, duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndërkohë që do të përmirësojmë infrastrukturën publike të turizmit.

Zbuloni burimet e pasura kulturore, historike dhe natyrore në Saraj dhe Lebane, duke përfshirë ngjarjet dhe rrugët turistike, Do të rrisim dukshmërinë e rajoneve tona turistike me krijimi i hartave te turizmit.

Do të mirëpresim operatorët turistik nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia për të eksploruar të dy rajonet, duke nxitur bashkëpunimin ndërkufitar dhe duke zgjeruar ofertat tona turistike.

Do të fuqizojmë grupin tonë të përbashkët të turizmit ndërkufitar për promovimin e turizmit të qëndrueshëm

Planifikojmë të vendosim terminale turisktike të gjeneratës së re në Matkë. Kjo do të risë dukshmerinë, informacionin dhe levizshmërinë e turistëve në viset tona të bukura turistike.

Po krijojmë një ngjarje të re, panairi i prodhimeve vendore të cilin do ta inkorporojmë në njërën nga ngjarjet ekzistuese të cilat i bashkëorganizon komuna për të promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke mbështetur komunitetin lokal.