Rrugëtimi 18-të mujor i bashkëpunimit me USAID, ka kaluar përmes një procesi të thellë transformimi dhe zhvillimi, që ka ndikuar pozitivisht në përforcimin e kapaciteteve administrative dhe shfrytëzimin e resurseve njerzore.
Përshtypjet nga ky rrugëtim janë shumëdimensionale dhe përfshijnë disa elemente kyçe, si:
– rritje e mbledhjes së të hyrave vetanake,
– rritje e nivelit të informimit të tatimpaguesve përmes fushatës ,,Tatimi im për komunën time,,
– pregaditje e akteve, procedurave për komunikim të brendshëm
– përmirësim i komunikimit me Qytetin e Shkupit në sferën e administrimit të tatimeve dhe taksave komunale
– rritje e indeksit të transaprencës nga 8% në 33%.
– rritje e transparencës buxhetore nga 2 pikë indeksi në 8 pikë indeksi nga gjithsejt 16 pikë të mundshme.
– përmirësim i informimit përmes fushatës ,,Komuna në pëllëmbë të dorës,,.
– rritje e transaprencës aktive nga 43.5% në 63.2%.
– pregaditje e procedurës për realizimin e shpenzimeve të buxhetit të komunës,
– pregaditje e Buxhetit Qytetar për vitin 2024, etj.
Falënderime të sinqerta për USAID-in dhe të gjithë partnerët që kanë kontribuar në këtë projekt, duke përshirë edhe administratën e Komunës së Sarajit për angazhimin e palodhur në implementimin e këtij projekti

