Sot, sekretari i Komunës bashkë me kryesuesin e këshillit dhe përfaqësues të tjerë të Komunës shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët e kopshtit “ Filizi” në Saraj dhe “Flutura” në Kondovë.
Ky gjest i bukur dhe simbolik, reflekton kujdesin dhe përkushtimin e komunës për të vegjëlit me qëllim të krijimit të një atmosfere të ngrohtë dhe festive për fëmijët, duke e bërë më të veçant ditën e tyre.
Komuna e Sarajit faleminderon përzemërsisht të gjithë punonjësit të cilët vazhdimisht përkujdesen për edukimin e fëmijëve.










