Sot, të bashkuar para bustit të veprimtarit Halil Latifi u bënë homazhe në përkujtim të jetës, veprës, figurës madhore dhe sakrificës së tij.
Halil Latifi mbetet një figurë e shquar historike dhe kulturore, i njohur për kontributin e tij në çështje kombëtare dhe përpjekje për të ruajtur identitetin shqiptar në trojet tona.
Ne si Komunë asnjëher nuk do ta harrojmë kontributin dhe vizionin e tij për çlirimin e vendit dhe do të mundohemi gjithmonë që me përkrahjen tonë ti ngremë dhe lartësojmë njerëzit që flijuan jetën për lirinë tonë dhe të drejtat tona.
Krenar që e patëm dhe për brezat që la mbas!
Lavdi veprës së dëshmorit Halil Latifi,
i përjetshëm qoftë kujtimi për të.