Në hapsirat e Komunës së Sarajit, nën organizim të veterenave të arsimit u shënua 7 marsi dta e Mësuesit. Kryetari I Komunës Bekim Murati tha se shënimi i Ditës së mësuesit për popullin shqiptar ka një domethënie të veçantë. Ai tha se rruga e arsimimit është rruga e vetme e prosperitetit dhe e zhvillimit të një kombi.
“Të nderuar e të respektuar, mesuesit tone, kudo që jetoni e punoni, gezuar 7 Marsin ditën tuaj. Në këtë ditë ne ju nderojme ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët dhe detyra jonë është ta percjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshem. Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemer ju urojme Gëzuar festën tuaj,7 Marsin,duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë në të mire të kombit”, I uroi mësuesit e pranishëm, Kryetari I Komunës Bekim Murati.
Në shenjë respekti, Komuna e Sarajit veteranëve të arsimit nga treva e Dërvenit dhe arsimtarëve aktual ju ndau mirnjohje për kontributin e dhënë në procesin edukativo-arsimor.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}